Familja e veprimtarit Haki Imeri e ka vlerësuar si zhvillim shpresëdhënës për qytetarët e Kosovës bashkëpunimin ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për krijimin e institucioneve.
Në reagimin e saj, familja ka përgëzuar Lumir Abdixhikun për përpjekjet për rikthimin e frymës rugovjane në LDK, duke deklaruar gjithashtu mbështetjen për Bekim Sejdiun si kandidat për President të Kosovës.
None found
Sipas tyre, çdo nismë politike që ndihmon shtetndërtimin dhe të ardhmen e qytetarëve duhet të vlerësohet, ndërsa bashkëpunimi institucional mes LDK-së dhe LVV-së shihet si rruga e duhur për forcimin e LDK-së dhe garantimin e institucioneve stabile.
Familja e ka cilësuar Bekim Sejdiun si një personalitet të rëndësishëm të Kosovës, që meriton të zgjidhet Presidenti i ardhshëm i vendit.
Ata kanë thënë se marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së për ndërtimin e institucioneve është një lajm jashtëzakonisht shpresëdhënës për qytetarët e Kosovës, ndërsa e kanë quajtur lajm të hidhur për armiqtë.
Në reagim është përmendur edhe koalicioni i quajtur “vëllazërim bashkimi”, i përbërë nga PDK, AAK, Lista Serbe dhe Fatmir Sheholli me bashkëpunëtorë, duke u shtruar skenari nëse vendi do të dërgohej në zgjedhje.
Në përfundim, familja ka propozuar që LVV dhe LDK të lidhin koalicion dhe të garojnë së bashku në zgjedhje.
Forca të shumta policie po shtohen në rrugën e Durrësit. Protesta gjatë ditës së sotme është shoqëruar me kaos e…
Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…
Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit…
Ernest GjokaPasi e ngjiti Skënderbeun në Superiore, trajneri shqiptar, Ernest Gjoka ka vendosur të bëjë “pauzë të përkohshme” nga roli…
Nebi Alshiqi, zyrtar i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, është personi i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare,…