Para Pallatit të Drejtësisë janë vërejtur të afërmit e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.
None found
Nga pamjet e siguruara nga Indeks Online, shihet se një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të familjes së tij janë mbledhur para gjykatës, ku pritet të merret një vendim lidhur me rastin e tij.
Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës që të vendosë një masë sigurie ndaj ish-deputetit.
Geci u arrestua nën dyshimet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak se ky i fundit po ushtronte profesionin e tij. Tani ai përballet me një kërkesë për paraburgim prej një muaji.
Informacionin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila njoftoi se seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë në orën 13:30.
Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës ka konfirmuar për Klan Kosova, se pagat për punëtorët teknikë të shkollave të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të…
Ndërmarrja publike “Termokos” pritet të nisë furnizimin me ngrohje më 15 tetor, në afatin e zakonshëm të fillimit të sezonit…
Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit N.M. për vrasje në tentativë në Vushtrri, lidhur me rastin që ka…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit, ku është prezantuar raporti…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Reuten në Parlamentin Evropian në Bruksel,…