Categories: kosovë

Gani Geci paraburgoset për një muaj, Gjykata sqaron vendimin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që Gani Geci të qëndrojë një muaj në paraburgim, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kanosjes.

Të lidhura

None found

Masa është caktuar nga Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe seancës dëgjimore të zhvilluar për këtë çështje.

Sipas gjykatës, ekziston mundësia që i pandehuri ta përsërisë veprën penale ose të ndërmarrë hapa për realizimin e kanosjes për të cilën dyshohet. Ky rrezik është vlerësuar si konkret, real dhe i mbështetur në rrethanat specifike të rastit.

Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit G.G., për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, gjykata ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Në arsyetimin e saj, gjykata ka theksuar se kjo masë është e përshtatshme, pasi mënyra dhe rrethanat e dyshuara të kryerjes së veprës, përmbajtja dhe intensiteti i kërcënimeve, si dhe sjellja e të pandehurit pas ngjarjes, tregojnë për një rrezik të konkretizuar të përsëritjes së veprës ose të realizimit të kanosjes.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se, nëse lihet i lirë pa masa parandaluese të përshtatshme, i pandehuri mund të përpiqet të kontaktojë sërish të dëmtuarin L.M., ta ushtrojë ndaj tij presion të mëtejshëm përmes kanosjeve ose të ndërmarrë veprime për përmbushjen e kërcënimit të pretenduar.

Sipas vendimit, masat alternative ndaj paraburgimit nuk do të mjaftonin për parandalimin e përsëritjes së veprës penale apo të kryerjes së veprës me të cilën dyshohet se është kanosur i dëmtuari. Për këtë arsye, në këtë fazë të procedurës, paraburgimi është konsideruar i domosdoshëm, ndërsa asnjë nga masat e tjera të parashikuara në nenin 171 të KPPRK-së nuk është vlerësuar e mjaftueshme për eliminimin e rrezikut konkret.

Palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

të fundit

Gosnell: Thaçi dyshohet se krijoi tri grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur shpallja e aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil…

2 minutes ago

Gjykata Speciale në Hagë shpall fajtor Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, e dënon me 17 muaj burg

Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për disa akuza nga gjykata në Hagë në lidhje me gjyqin për pengim të drejtësisë.…

8 minutes ago

Gosnell: Nuk u dëshmua se Thaçi dhe Kilaj tentuan të pengonin drejtësinë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023,…

13 minutes ago

Ministri Ervin Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për kategoritë në nevojë! Ja kush përfiton

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta…

18 minutes ago

Carvajal shpjegon pse u largua nga Real Madridi

Lojtari i ri i Getafes, Dani Carvajal, ka folur hapur rreth largimit të tij nga Real Madridi verën e këtij…

20 minutes ago

Shpërdorim detyre/ Fredi Kokoneshi dënohet me 1 vit burg dhe 3 vite ndalim të funksioneve publike, shpallen fajtorë edhe tre të tjerë

Ish- kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të…

22 minutes ago