kosovë

Eurodeputeti Reuten: Sanksionuam Kosovën jo agresorin, duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

Eurodeputeti Thijs Reuten në Komitetin e Punëve të Jashtme, tha se duhet të ndërmerren veprime vendimtare kundër destabilizuesve si Aleksandër Vuçiqit dhe Millorad Dodikut.

Ai ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Bashkimit Europian se nuk po bën sa duhet për të sheshuar trazirat politike në Ballkanin Perëndimor.

Eurodeputeti holandez mendon se presidenti Vuçiq po e shkatërron rrugën e Serbisë drejt BE-së, duke refuzuar sanksionet ndaj Rusisë.

“Shumica e Parlamentit serb është shumë kritik me Bashkimin Europian. Pavarësisht kritikave të shumta që ka pasur muajt e fundit, kemi një situatë ku kemi vendosur sanksione ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor për destabilizimin dhe provokimet, që nuk i kishim parë prej shumë kohësh,” tha Reuten.

Reuten, një pjesëtar i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve, i bëri thirrje Këshillit të Europës të aplikojë sanksione kundër Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska, entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, së bashku me partnerët e tij. Politikani holandez tha se Republika Sërpska po krijon në mënyrë antikushtetuese institucione paralele në mjekësi, drejtësi, mbrojtje, siguri dhe taksim

“Nuk mendoj se na duhet një tjetër samit për të konfirmuar mbështetjen tonë të plotë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Na duhen veprime. Duhet t’u dërgojmë mesazhe të qartë Dodikut dhe Vuçiqit, nga njëra anë, dhe vendeve si Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, të cilat kanë bërë shumë dhe duan ndihmën tonë,” deklaroi Reuten.

Në një intervistë për “Al Jazeera” (AJ), eurodeputeti holandez i cili shpesh flet për sfidat me sigurinë dhe politikën në rajonin e Ballkanit, drejtoi gishtin ndaj atyre që sipas tij i shkaktojnë ato.

“Prej vitesh jam lodhur me politikën e Bashkimit Europian duke u dorëzuar para destabilizuesve si Vuçiq dhe Dodik. Të dy po cenojnë qëllimisht sundimin e ligjit dhe po nxitin konflikte etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që mbajnë lidhje me [presidentin rus Vladimir] Putin. Kjo duhet të ndalet. Por kjo nuk ka për të ndodhur derisa BE-ja të heqë një vijë të kuqe të qartë, jo të angazhohet në dialogë që nuk sjellin fryte. Deklarata ‘ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor’ duhet bërë me njëfarë përgjegjësie. Duhet t’i vendosim fjalët në praktikë dhe të bëjmë diçka,” u shpreh Reuten./RTK

të fundit

Horoskopi 2 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur…

3 hours ago

Kreu i FSHF-së Armand Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt…

4 hours ago

Alarm në Itali nga vala e të nxehtit, kufizohet puna në natyrë! Temperatura rekord në të gjithë Evropën

Valët ekstreme të të nxehtit që po përfshijnë pjesë të mëdha të Evropës kanë detyruar autoritetet në më shumë se…

4 hours ago

Shërbimet jashtë funksionit në Bashkinë e Tiranës, heshtje për sulmin kibernetik

Një javë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës, një sërë shërbimesh publike vijojnë të mos…

4 hours ago

VIDEO / “Mosha është vetëm një numër”, tifozja 98-vjeçare nuk heq dorë nga Messi, këtë herë zbret në fushë dhe…

Tifozja e veçantë e Lionel Messit, 98-vjeçarja Paulina Kana, u rikthye me një tjetër mesazh për futbollistin, ndërsa pamjet kanë…

4 hours ago

Raketa nga Jemeni ndez alarmin në Izrael, reagon ushtria

Një raketë e nisur nga Jemeni është pritur dhe rrëzuar nga ushtria izraelite. Ushtria e Izraelit në një deklaratë tha…

4 hours ago