Categories: kosovë

Endrit Thaçi pas dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së: Na ka lënduar, por nuk na ka thyer

Pas vendimit të Hagës për dënimin me gjithsej 81 vite burg të ish-liderëve të UÇK-së, Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar në emisionin “Ftesë në 5”.

Të lidhura

None found

Ai tha se vendimi ka shkaktuar dhimbje për të dhe familjen e tij, por theksoi se kjo nuk do t’i mposhtë, pasi përpjekja për drejtësi vijon ende.

Endrit Thaçi shprehu mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve nga të gjitha viset shqiptare dhe diasporës, të cilët, sipas tij, kanë qëndruar pranë familjes dhe nuk e kanë ndalur mbështetjen as pas shpalljes së vendimit.

“Nga zemra falënderoj çdo shqiptar, pa asnjë përjashtim, në vend dhe në diasporë, që ka qenë pranë nesh dhe ka vazhduar ta ngrejë zërin edhe pas këtij vendimi.

Mesazhet, reagimet dhe fjalët tuaja të mbështetjes, në sheshe, në rrjetet sociale dhe kudo tjetër, kanë qenë një forcë e rëndësishme për mua dhe familjen time. Mirënjohja jonë është e sinqertë dhe e thellë.

Në këtë periudhë të vështirë, mbështetja juaj na jep forcë të ecim përpara me qetësi, dinjitet dhe besim, duke përdorur çdo mundësi ligjore për të kërkuar vendosjen e drejtësisë.

Edhe pse vendimi na ka lënduar, ai nuk na ka mposhtur. Beteja për drejtësi nuk ka përfunduar.

Do të vijojmë deri në fund me kokën lart, të palëkundur në kërkesën tonë për drejtësi dhe të bindur se qëndrojmë në anën e duhur të historisë”, shkroi Endrit Thaçi në reagimin e tij.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago