Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.
Në dëshmitë e siguruara nga Paparaci, Kokalla ka deklaruar se Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës.
None found
Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos ta bëjë asnjëherë.
“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.
Në dëshminë e tij, ai pranon se Naim Murseli e dorasi i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.
Ai jep detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.
Shumë burra, me kalimin e viteve, humbasin miqësitë e afërta, ndaj mbështetjen emocionale dhe ndjenjën e afërsisë e kërkojnë pothuajse…
Një lëvizje e nxituar, një shalë e vendosur keq ose mungesa e ekuilibrit mund ta ndryshojnë krejt përvojën që duhet…
Shumë njerëz mendojnë se po i ruajnë më mirë ushqimet, por një rregull i thjeshtë bën dallimin mes sigurisë dhe…
Nuk është gjithmonë një zënkë e madhe ajo që e shkatërron lidhjen, por momenti kur respekti, biseda dhe kujdesi fillojnë…
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me të Ngarkuarën me Punë të…
Rutina që duket e vështirë në fillim mund të sjellë më shumë qetësi, energji dhe kontroll mbi ditënNëse këtë mëngjes…