Categories: kosovë

Ekspertët: Testi i Arritshmërisë nxjerr në pah të njëjtën prirje si vitet e kaluara

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë për këtë vit, ku morën pjesë mbi 21 mijë nxënës, tregojnë se mesatarja në nivel vendi ka arritur në 48.35 për qind. Sipas ekspertëve të arsimit, nuk vërehet ndonjë përmirësim i ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa Ministria e Arsimit thekson se këto të dhëna do të përdoren për hartimin e reformave në arsim.

Një ditë pasi u bënë publike rezultatet për nxënësit e klasave të nënta, është hapur konkursi për regjistrimin në klasat e dhjeta. Procesi ka nisur sot dhe do të jetë i hapur deri më 9 korrik.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit, mbi 21 mijë nxënës iu nënshtruan sivjet Testit të Arritshmërisë, ndërsa mesatarja në shkallë vendi rezultoi 48.35%, pra nën 50%. Performanca më e mirë është shënuar në gjuhën angleze, histori dhe Gjuhë Shqipe. Në anën tjetër, rezultatet më të dobëta janë regjistruar në Kimi dhe Matematikë, të ndjekura nga Biologjia, Fizika, Informatika dhe Gjeografia. Njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se këto rezultate pasqyrojnë të njëjtën prirje si në vitet paraprake.

“Rezultatet janë të njëjta sikurse në testimin paraprak dhe nuk ka ndonjë ndryshim substancial. Vërehet një trend i rënies së performancës, veçanërisht në gjuhën shqipe, dhe kjo tregon nevojën për një vëmendje më të madhe nga institucionet, për të garantuar që nxënësit po marrin njohuritë e duhura në këto fusha kryesore”, thotë Rinor Qehaja, ekspert i Arsimit.

Megjithatë, drejtuesit e shkollave shprehen se përqendrimi i tyre mbetet te angazhimi për rezultate sa më të larta të nxënësve.

“Në çdo vit e mbajmë edhe testin e brendshëm të arritshmërisë. Në prag të përfundimit të testimit bëjmë një analizë të thellë të rezultateve, si dhe analizojmë pikët e testit të arritshmërisë. Pastaj, këto analiza i bëjmë edhe në muajin gusht, ku vlerësojmë rezultatet për vitin paraprak dhe ato na shërbejnë për të identifikuar ngecjet dhe për të parë arritjet”, tha Visar Osmani, drejtor i shkollës “Emin Duraku”.

Edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënvizuar se rezultatet e Testit të Arritshmërisë japin një pamje të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në fund të arsimit të mesëm të ulët dhe se ato do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave për përmirësimin e cilësisë në arsim.

të fundit

PSG heq dorë nga transferimi i Ibrahim Mazës, pavarësisht kërkesës së Luis Enriques

Paris Saint-Germain ka vendosur të anulojë përfundimisht nënshkrimin e mesfushorit sulmues algjerian, Ibrahim Maza, një lojtar 20-vjeçar nga Bayer Leverkusen,…

23 seconds ago

Tragjike në Turqi/ Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën, 12 të tjerë mbeten të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fabrikë të industrisë së çelikut në pronësi të kompanisë HABAS, në zonën…

6 minutes ago

Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Global Diplomacy Award

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”. Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë…

11 minutes ago

VIDEO/ Projektligji i ri për investimet në konsultim publik, ministrja Ibrahimaj: Shqipëria ka nevojë për paga më të larta

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se projektligji…

17 minutes ago

Biletat për ndeshjen me Finlandën janë shitur të gjitha; fitorja, detyrim për Kombëtaren

Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri – Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve…

19 minutes ago

Emri Nissan Patrol rikthehet në SHBA pas më shumë se pesë dekadash

Emri legjendar Nissan Patrol po rikthehet në tregun amerikan, por këtë herë në një formë paksa ndryshe. Kompania japoneze ka…

26 minutes ago