Categories: kosovë

Ekspertët bëjnë thirrje për marrëveshje për të evituar krizën institucionale

Teksa afatet kushtetuese për ngritjen e institucioneve të reja kanë filluar të rrjedhin, peizazhi politik po hyn në një garë me orën, kur të gjithë sytë janë drejt takimeve potenciale ndërmjet formacioneve politike.

Të lidhura

None found

Pa një datë konkrete për raunde të reja bisedimesh, vëmendja është zhvendosur drejt bisedimeve informale, ku partitë, sipas analizave, po hetojnë terrenin e marrëveshjes për t’i kursyer vendit një tjetër bllokadë institucionale me pasoja të thella.

Mungesa e një axhende publike nuk tregon domosdoshmërisht mungesë angazhimi, theksojnë njohësit e zhvillimeve.

Përkundrazi, ka indikacione se subjektet politike po lëvizin në drejtim të kompromiseve. Duke marrë parasysh dëmin kolosal që mund të pësojë shteti, analistët nënvizojnë se as koha, as justifikimet nuk lejojnë më që partitë të dështojnë në gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

“Tashmë as afatet, as arsyet nuk duhet të përbëjnë pengesë që cilido subjekt politik të justifikohet se marrëveshja është e pamundur ose se dy parti nuk mund të bien dakord për një president konsensual apo një kompromis. Ky është çasti i fundit që ata duhet ta kuptojnë, sepse vendi ndodhet përballë rrezikut të falimentimit,” deklaroi Mazllum Baraliu, ekspert i kushtetutës dhe politikës.

Ndërkohë, Melos Kolshi nga Instituti Demokratik i Kosovës i tha RTK-së se forcat politike nuk duhet t’u japin përparësi interesave të tyre të ngushta partiake mbi nevojat madhore të shtetit.

Më 10 korrik, kryeministri në detyrë Albin Kurti zhvilloi takime të veçanta me udhëheqësin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në përfundim, Hamza konfirmoi qëndrimin në opozitë, ndërsa Kurti dhe Abdixhiku u shprehën të hapur për të vijuar dialogun drejt një marrëveshjeje për institucionet e ardhshme.

të fundit

Enis Rexhepi shkëlqen sërish, realizon penallti spektakolare në stilin “Panenka

Sulmuesi Enis Rexhepi po e dëshmon se do të jetë një kandidat serioz për të marrë ftesë nga Kosova edhe…

39 seconds ago

Trendafilov: Shporta minimale sindikale u rrit me 5.300 denarë brenda një viti

5300 denarë është rritur shporta minimale sindikale për një vit, kryesisht nga dhjetori I vitit të kaluar deri më tani…

9 minutes ago

Xhamia e Larme në Tetovë, një hap më afër UNESCO-s – nis procedura për listën tentative

Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…

9 minutes ago

Police unexpectedly enter Skanderbeg Square with two water cannon trucks during protest

Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…

16 minutes ago

A group of protesters gathers again in the square, marches toward the Prime Minister’s Office

Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…

16 minutes ago

Kur u ndamë”, kënga e papublikuar e Shpat Kasapit prezantohet ekskluzivisht në “E diell”; miqtë kujtojnë takimet e fundit

Pjesa e dytë e rubrikës “Trotuar” tek “E Diell” iu kushtua këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi. [...]Read More...

18 minutes ago