kosovë

Ekspertët: Bashkëpunimi Kosovë -Shqipërisë në ekonomi, lë për të dëshiruar

Kosova dhe Shqipëria kanë arritur dhjetëra marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, por përfaqësuesit e bizneseve theksojnë se shumë prej tyre nuk zbatohen në praktikë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, thotë se bizneset e vendit ankohen për barriera të ndryshme me Shqipërinë, ndër vite.

“Po na mungon një trup qeveritarë që do t’i mbikëqyrte në baza të rrepta ditore implemtimin e këtyre marrëveshjeve. Kur po takohen dy qeveritë, dy kryeministrat po i nënshkruajnë marrëveshjet, por implementimi po varet prej stafit civil dhe aty çalon për shkak të interpretimeve. Ka marrëveshje që ende nuk ka filluar me u zbatu, ne kemi ankesa të shumta nga bizneset tona që eksportojnë në Shqpëri për barrierave të ndryshme, që nuk janë eliminua përkundër asaj që janë nënshkruar shumë marrëveshje”, thotë Rafuna.

Të lidhura

None found

Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për dialog dhe partneritet të mirëfilltë, vlerëson për Radio Kosovën, njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Sipas tij, bashkëpunimi ekonomiko-politik në mes dy shteteve, është në pikën më kritike.

“Nuk mund të avancojmë vetëm me një fotografi nga mbledhjet e qeverive, por kemi nevojë për implementim të këtyre marrëveshjeve, kemi nevojë të shqyrtohet kjo ekonomi ne mes të dy vendeve, dhe nëse krahasohet këmbimi tregtarë apo bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve, do të ishte një këmbim tregtarë në mes dy kompanive të mëdha dhe jo mes dy shteteve. Këto raporte duhet të depolitizohen, të ketë transparencë me tepër dhe në këtë drejtim”, thotë Gërxhaliu.

Ekspertët vlerësojnë se Kosova dhe Shqipëria, duhen që të bëjnë më shumë në aspekt të rritjes së fuqisë prodhuesve në mënyrë që të mos varemi shumë nga importet e vendeve të ndryshme.

të fundit

E rëndë në Shkodër/ Plagosje brenda Poliklinikës, i plagosuri i nënshtrohet operacionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku një person ka…

6 minutes ago

Resignation at the Constitutional Court, Judge Goce Naumovski Steps Down

Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend.Nga Kuvendi për "TV21" thonë se e kanë pranuar…

14 minutes ago

Hoxha in Parliament: Subsidy Payments to Start After Budget Rebalance, System for 2026 Applications to Open Soon

Në seancën e sotme parlamentare, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve…

14 minutes ago

Over 250 volunteer firefighters engage for the summer fire season

Më shumë se 250 zjarrfikës vullnetarë nga të gjitha shoqatat vullnetare aktive të zjarrfikësve në vend morën pjesë në një…

14 minutes ago

Prokurorja Kimberly West kundërshton kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm nga paraburgimi në Hagë

Zyra e Prokurorir të Specializuar ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm. Kryeprokurorja e Hagës,…

14 minutes ago

Internal LDK Meeting, Manaj: Convening Parliament Depends on Verification of Signatures

Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i partisë. Në selinë e LDK-së janë…

15 minutes ago