Categories: kosovë

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, dyshohet për dëmtim të shtetit me mbi 15.7 milionë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka akuzuar zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizin, për tri vepra penale. Në një procedurë të veçantë, aktakuzë është ngritur edhe ndaj personit me inicialet I.B., për posedim të paautorizuar të armëve.

Të lidhura

None found

Hafizi ngarkohet me veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Prokuroria pretendon se gjatë viteve 2021–2023, në detyrën e zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, N.H. ka vepruar përtej kompetencave të përcaktuara me ligj dhe nuk i ka përmbushur përgjegjësitë e tij zyrtare.

Sipas aktakuzës, këto veprime dyshohet se u kanë krijuar operatorëve ekonomikë, mes tyre edhe ambalazhuesve të ujit, mundësi për përfitime të paligjshme pasurore. Si pasojë, buxheti i shtetit pretendohet se është dëmtuar në vlerën prej 15 milionë e 752 mijë e 486 euro e 7 centë.

“I pandehuri akuzohet se nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit Punues Ministror. Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H. operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Aktakuza e ngarkon gjithashtu Hafizin se nuk i ka marrë për bazë vlerësimet e Grupit Punues gjatë përcaktimit të borxheve të operatorëve ekonomikë. Ai dyshohet se ua ka ulur detyrimet financiare që lidhen me shfrytëzimin e ujit.

Ndërkaq, ndaj I.B. është ngritur aktakuzë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale nuk ka bërë të ditura hollësi të tjera për rastin që lidhet me I.B.

të fundit

Tensioni për çështjen “Negreira” rritet: Reali kërkon nga UEFA heqjen e titujve të Barcelonës nga 2001 deri në 2018

Real Madridi ka kërkuar nga UEFA që Barcelonës t’i hiqen titujt e fituar gjatë periudhës 2001-2018, në kuadër të çështjes…

3 minutes ago

Lavdie Gradica në protestë: Familjet e dëshmorëve kërkojnë drejtësi, jo privilegje

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj…

5 minutes ago

LIVE: Protestë në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Ka nisur protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”,…

5 minutes ago

Makina e re e policisë rrugore të Kalifornisë, një Camaro që s’të lë pa e kapur

California Highway Patrol (CHP) ka futur në shërbim Camaro-n e fundit të patrullimit, duke i dhënë fund një historie që…

10 minutes ago

Mbi 2 mijë banorë të Pyjores mbeten pa linjë urbane drejt Nartës dhe Zvërnecit

Në periferi të Vlorës, mungesa e transportit urban mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e zonës së Pyjores. Prej…

10 minutes ago

Tetovo Interior Ministry warns of firearms drills at the “Erebinë” center

SPB Tetovë njofton të gjithë qytetarët, e në veçanti banorët e Komunës së Zhelinës që jetojnë në afërsi se do…

13 minutes ago