Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që t’ua caktojë masën e paraburgimit tre të pandehurve me inicialet H.K., A.G. dhe E.G. Ata dyshohen për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.
None found
Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar që, më 6 shkurt 2026, brenda objektit të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, H.K., instruktor në një autoshkollë, dhe A.G., ish-instruktor i së njëjtës autoshkollë, kanë marrë shuma të paspecifikuara parash për t’ua siguruar kandidatëve kalimin e testit teorik për patentë-shofer.
Prokuroria dyshon se në rrobat e kandidates K.K. ishte instaluar një pajisje elektronike me kamerë, ndërsa në vesh i ishte vendosur një kufje. Përmes këtyre pajisjeve, asaj dyshohet se i janë përcjellë përgjigjet e sakta gjatë testimit. Sipas të njëjtave pretendime, kjo metodë është zbatuar edhe ndaj kandidates A.D.
Një rast tjetër dyshohet se ka ndodhur më 31 gusht 2026, kur H.K. dhe E.G., duke vepruar në bashkëpunim, pretendohet se kanë pranuar shuma të panjohura parash për t’ua mundësuar kandidatëve A.R. dhe F.Z. kalimin e testit teorik për patentë-shofer.
Sipas Prokurorisë, kandidates A.R. i ishte siguruar një këmishë e zezë, në të cilën ishte montuar pajisje elektronike, si dhe një kufje për vesh. Kandidatit F.Z., ndërkaq, dyshohet se i ishte dhënë një jelek i zi me pajisje elektronike të instaluar dhe kufje.
Në kërkesë pretendohet se të dyshuarit kishin marrë udhëzime që, me anë të këtyre pajisjeve, të pranonin përgjigjet e sakta gjatë zhvillimit të testit.
Gjykata Themelore në Mitrovicë do ta mbajë seancën ku pritet të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Rreziku nga zjarret mbetet dhe numri i tyre është ende shumë i lartë, ato i lodhin zjarrfikësit dhe të gjithë…
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës së paraburgimit ndaj…
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka folur para mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, duke…
Qyteti i Rrëshenit nuk do të furnizohet me ujë gjatë natës për disa javë, për shkak të rënies së prurjeve…
Prej tri ditësh në Spitalin e Fushë-Arrëzit po regjistrohen disa raste helmimi. Qytetarët e prekur nga kjo situatë janë paraqitur…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Beneventos në Itali, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri dy…