Categories: kosovë

Dy muaj shtesë paraburgimi për Veselin dhe Krasniqin një ditë para vendimit për Thaçin e të tjerët

Vetëm një ditë para se të shpallet aktgjykimi për Hashim Thaçin dhe ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjyqtari Charles Smith ka miratuar zgjatjen e masës së paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Rina Mujku nga Haga.

Të lidhura

None found

Masa e re e paraburgimit do të qëndrojë në fuqi edhe për dy muaj të tjerë, sipas raportimeve të Mujkut.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për një hap procedural që duhej ndërmarrë për shkak të skadimit të afateve. Vendimi paraprak për këtë çështje ishte marrë më 15 korrik dhe dita e sotme shënonte afatin e fundit për një vendim të ri. Megjithatë, Mujku vuri në dukje se gjyqtari Smith kishte mundësinë të priste të paktën deri nesër, kur do të bëhet e ditur vendimi përfundimtar për të gjithë të akuzuarit, dhe më pas të vendoste për katërshen në tërësi.

Në datën 10 gusht, gjykata kishte vendosur që edhe Thaçi të vijonte të qëndronte në paraburgim.

Në po atë akt, kryegjyqtari Charles Smith i udhëzoi palët që të mos dorëzonin më kërkesa lidhur me shqyrtimin e radhës për vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit të Kosovës. Sipas kalendarit procedural, një shqyrtim i tillë ishte parashikuar të mbahej më 9 tetor 2026.

Trupi Gjykues arsyetoi se një seancë e tillë nuk konsiderohej më e domosdoshme, duke marrë parasysh që data e shpalljes së aktgjykimit ishte fiksuar për në 16 shtator.

Po ashtu, në fund të muajit korrik, paraburgimi i ishte vazhduar edhe Selimit. Paneli gjyqësor njoftoi atëherë se shqyrtimi i radhës ishte planifikuar paraprakisht për datën 28 shtator.

të fundit

Osman Stafa zbardh prapaskenat e kërcënimit: Mesazhi erdhi një ditë pasi publikova shoqërimin e një qytetari që ecte me vezë në rrugë

Në një intervistë për emisionin “Minuta e parë”, gazetari i njohur Osman Stafa, ka folur për kërcënimin me vdekje të…

2 minutes ago

Protesta të fermerëve në Holandë kundër buxhetit: zjarre pranë autostradave dhe sabotim i shinave hekurudhore

Fermerët në Holandë ndezën zjarre pranë autostradave, duke shkaktuar kaos në trafik, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe një incident sabotimi…

11 minutes ago

Rrustemi: Kandidatura e Sejdiut ishte një mundësi e humbur, por zgjidhja për presidentin ende është e arritshme

Emri i të cilit u përmend si shpresa e fundit për zgjidhjen e çështjes së presidentit, Bekim Sejdiu, është tërhequr…

11 minutes ago

DHTIK dhe Komuna e Vitisë lidhin marrëveshje për përkrahjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), së bashku me Komunën e Vitisë, organizuan aktivitetin “Kafja e mëngjesit”, ku u…

12 minutes ago

Prokurorja Laura Pula përfundon karrierën dhe del në pension

Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, u organizua një takim përcjellës, në nderim të punës dhe kontributit shumëvjeçar në sistemin…

12 minutes ago

Gruda: Shpresojmë që nesër katër ish-drejtuesit e UÇK-së të lirohen, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur se PDK nesër pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit,…

12 minutes ago