Më 16 shtator 2026, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
None found
Pas një procesi që zgjati disa vite dhe 234 ditësh seanca gjyqësore, vendimi do të merret nga Trupi Gjykues II, i përbërë nga amerikani Charles L. Smith III, gjermani Christoph Barthe dhe zvicerani Guénaël Mettraux.
Fergal Gaynor, nga Irlanda, është pjesë e trupit gjykues si gjyqtar rezervë. Rregullat e Dhomave të Specializuara përcaktojnë se ai nuk voton dhe nuk shpreh qëndrim për vendimet e panelit, përveç rastit kur caktohet për të zëvendësuar një prej gjyqtarëve të rregullt.
Aktgjykimi miratohet me shumicën e tre anëtarëve të trupit gjykues. Nëse ata nuk arrijnë një qëndrim unanim, vendimit mund t’i bashkëngjitet një mendim i veçantë ose kundërshtues.
Charles L. Smith III drejton Trupin Gjykues II dhe mban gjithashtu detyrën e zëvendëspresidentit të Dhomave të Specializuara.
Gjyqtari amerikan ka pasur edhe më herët një rol në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Ai shërbeu si gjyqtar i EULEX-it nga viti 2010 deri më 2013, ndërsa gjatë periudhës 2011–2013 ishte anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës.
Christoph Barthe është jurist gjerman, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës penale dhe së drejtës ndërkombëtare.
Ai ka qenë prokuror në Gjykatën Federale të Drejtësisë të Gjermanisë, ku është angazhuar në ndjekjen e rasteve që lidhen me krimet e luftës dhe gjenocidin.
Zvicerani Guénaël Mettraux ka përvojë të gjatë në drejtësinë penale ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, Mettraux ka punuar në çështje të shqyrtuara nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Tribunali Special për Libanin, Dhomat e Jashtëzakonshme në Kamboxhia dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Gjyqtari i katërt i panelit është irlandezi Fergal Gaynor, i cili e ka ndjekur procesin në rolin e gjyqtarit rezervë.
Gaynor nuk merr pjesë në votimin për aktgjykimin, përveç nëse caktohet zyrtarisht për të zëvendësuar një nga tre gjyqtarët e rregullt.
Katër të akuzuarit përballen me gjithsej dhjetë pika të aktakuzës.
Gjashtë akuza kanë të bëjnë me pretendime për krime kundër njerëzimit, përkatësisht përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë.
Katër pikat e tjera lidhen me pretendime për krime lufte: arrestim dhe ndalim të paligjshëm apo arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi i kanë mohuar të gjitha akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.
Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023. Gjatë shqyrtimit gjyqësor dëshmuan 134 persona: 125 dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria, dy nga përfaqësuesi i viktimave dhe shtatë nga ekipet e mbrojtjes.
Më 16 shtator 2026, Smith, Barthe dhe Mettraux do të vlerësojnë për secilën pikë të aktakuzës dhe për secilin të akuzuar nëse Prokuroria e ka dëshmuar fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm.
Vendimi që do të shpallet është i shkallës së parë dhe mund të kundërshtohet përmes një ankese para panelit të Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar për shkarkimin e Drejtorit të Pronës në këtë komunë, Gëzim Zogiani, i…
29 Mars 2027, do të shënojë nisjen e fluturimeve dy herë në javë midis Tiranës dhe Luksemburgut, përkatësisht të hënave…
Edlir TetovaPas 4 javësh Superiore, ka një kryesues të ri dhe është Teuta [...]Read More...
Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Bradashesh-Peqin, pranë zonës së Bradasheshit, ku një person…
Lamine Yamal ka bërë një deklaratë të fortë në garën për Topin e Artë, duke thënë se ai dhe Kylian…
Sot, sistemi i pagave në sektorin publik karakterizohet ende nga rregulla, procedura dhe praktika të ndryshme midis institucioneve. Kjo krijon…