Categories: kosovë

Dy ish-rojtarë të Agjencisë së Pyjeve akuzohen se nuk i kthyen armët e shërbimit

Dy persona janë vënë nën akuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Të lidhura

None found

Departamenti i Krimeve të Rënda, përkatësisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, e ka ngritur aktakuzën ndaj të pandehurve R.N. dhe H.D., bën të ditur Prokuroria, transmeton “Bota sot”.

Aktakuza përshkruan se R.N. ka punuar si rojtar në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, në Njësinë Pyjore Blinaj në Lipjan, gjatë periudhës 2022–2026.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, pas pensionimit, ai nuk e ktheu armën zyrtare të gjahut të modelit “Over/Under”, e cila ishte pronë e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Ndërsa i pandehuri H.D., i cili përmendet në aktakuzë si rojtar në po të njëjtën njësi gjatë viteve 2019–2026, dyshohet se pas shkarkimit nga puna nuk e dorëzoi armën zyrtare të gjahut të modelit “Pump Action Shotgun”.

Prokuroria vlerëson se përmes këtyre veprimeve Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i është shkaktuar një dëm material i konsiderueshëm.

Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin.

Deri në një vendim të formës së prerë, personat e dyshuar gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

të fundit

58-year-old injured while working at a factory in Kumanovo, investigation launched

Një punëtor (58) nga Kumanova është lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në rrugën “11 Noemvri”…

13 seconds ago

North Macedonia: Families throw away 86 kilograms of food per resident per year, above the EU level

Familjet në Maqedoninë e Veriut, mesatarisht, hedhin 86 kilogramë ushqim në vit për banor, që është 17 kilogramë më shumë…

33 seconds ago

Çitaku i kërkon Hofreiterit mbështetje më të madhe gjermane për Kosovën

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Komisionit për Çështje…

8 minutes ago

Orar i ri për protestën “Jo në emrin tim

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do të mbahet sonte për të 17-tën…

8 minutes ago

Një copë betoni në Prishtinë” – gazeta austriake me një rrëfim interesant në prag të ndeshjes me Kosovën

Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një shkrim të veçantë stadiumit “Fadil Vokrri” dhe historisë së futbollit kosovar, në…

16 minutes ago

58-vjeçari lëndohet gjatë punës në një fabrikë në Kumanovë, nis hetimi

Një punëtor (58) nga Kumanova është lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në rrugën “11 Noemvri”…

16 minutes ago