Prokuroria Speciale njoftoi se ka paraqitur dy aktakuza në mungesë për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.
None found
Aktakuza e parë është ngritur ndaj J.J. dhe A.S.
Sipas njoftimit, të akuzuarit, si ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 i kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i nënshtruar torturave çnjerëzore me mjete të ndryshme, përfshirë shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Në të njëjtën kohë, ata i kanë kërcënuar seriozisht edhe me vrasje.
Ndërkaq, aktakuza e dytë është ngritur ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S..
Prokuroria Speciale bëri të ditur se ato akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore si edhe dhunë psikike.
Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë, gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur…
Lamborghini ka zbuluar Urus SE Performante, një version më të fuqishëm të asaj që mendohet të jetë tashmë SUV-i më…
Ditën e djeshme, para Kuvendit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u përfshi në një shkëmbim të ashpër…
Emiljano Musta, ElbasaniEmiljano Musta ka firmosur për Vllazninë [...]Read More...
E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi është vënë në pikëpyetje, pasi sulmuesi brazilian ende nuk ka marrë një…