Enver Dugolli, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka sqaruar se kjo parti nuk po e mbështet si subjekt politik protestën që po zhvillohet në Shqipëri tash e 23 ditë rresht. Sipas tij, mbështetja po jepet vetëm në mënyrë individuale nga disa aktivistë të saj.
Ai konfirmoi se edhe vetë personalisht është në mesin e atyre që e përkrahin revoltën anti-qeveritare që po mbahet në Tiranë.
None found
Dugolli: Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me protestën në Shqipëri
“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë, thjesht ne, disa aktivistë apo disa njerëz, eksponentë, solidarizohemi me kërkesat e drejta të qytetarëve, shqetësimet e tyre të drejta dhe me kaq mbaron, pra nuk bëhet fjalë që Vetëvendosja nga Kosova apo nga cilado pjesë që ka ndonjë rol të veçantë në këtë protestë”, tha Dugolli.
Duke folur për komentet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, Dugolli i bëri thirrje atij të ndalet së përfshiri Vetëvendosjen si palë në këtë protestë.
Dugolli: Gjuha e përdorur nga Rama për Vetëvendosjen nuk i bën nder as atij
“Gjuha e përdorur nga zoti Rama për Vetëvendosjen mendoj që nuk i bën nder as atij, thjesht edhe njëherë po e ripërsëris, ai do të duhej që të komunikonte me qytetarët e revoltuar të Shqipërisë, të Tiranës, të gjitha qyteteve edhe të mërgatës, pra do të duhej ai të komunikonte me ta dhe të jepte llogari, edhe të reflektonte karshi kërkesave të tyre. Nuk ka, s’ka nevojë që të përzihet apo të merret ndonjë shembull i Vetëvendosjes apo ndonjë deklaratë e ndonjë zyrtari të Vetëvendosjes sepse thashë gjithçka ka të bëjë me një solidarizim pra të zyrtarëve të Vetëvendosjes apo të cilitdo subjekt politik që ka të bëjë me solidarizimin me kërkesat që dalin nga kjo protestë, ajo revoltë e qytetarëve”, tha ai.
Sipas Dugollit, Rama duhet të merret me shqetësimet e qytetarëve që po protestojnë kundër tij, dhe jo me Vetëvendosjen.
Dugolli: Rama do të duhej që të komunikonte me protestuesit
“Kryeministri Rama do të duhej që të komunikonte me protestuesit, ata që për disa ditë radhazi po mbushin sheshin e Tiranës, rrugët e Tiranës dhe nuk po bëhet aspak Vetëvendosja me këtë protestë, thjesht qytetarët shqiptarë, qytetarët e Shqipërisë, mërgata në veçanti po shprehin revoltë ndaj klasës politike aktuale, prandaj ai do të duhej që të komunikonte me ta dhe të reflektonte karshi kërkesave të tyre”, tha ai.
Në një prej reagimeve të tij të fundit për protestat, Rama përmendi edhe anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se disa prej tyre janë përfshirë në atë që ai e quajti “çorbë dreqërish”. Megjithatë, ai veçoi nga kjo çështje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës Albin Kurtin për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish”, shkroi Rama.
Rama ka shprehur kritika të ashpra edhe ndaj të gjithë pjesëmarrësve në protestë që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, pasi sipas tij ata nuk përbëjnë diasporën e Shqipërisë.
Ylli i Belgjikës dhe i Manchester Cityt, Jeremy Doku, ka bërë të ditur se është i gatshëm të largohet nga…
Interpelanca për punën e Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare të…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski tha sot se është koha që prodhuesit, marketetet dhe distributorët të ulin çmimet e produkteve…
Mirlind DakuPara disa javësh u tha se Lokomotiva e Moskës ishte në dyshim për të tentuar afrimin e sulmuesit të…
Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Evropës po shkaktojnë pasoja serioze në disa shtete, ndërsa institucionet…
Faqja e specializuar e statistikave, Gradient Sports, ka publikuar renditjen e futbollistëve me performancën më të mirë në pasimet e…