Enver Dugolli nga Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve.
None found
Përmes një postimi në Facebook, Dugolli ka vlerësuar se deklarata e Hamzës dëshmon se dërgimi i vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme ka qenë synim që në fillim.
“E thënë troç dhe pa lajka nga kryetari i PDK-së z. Hamza: ‘Në zgjedhje po shkojmë’”, ka shkruar ai.
Sipas Dugollit, arsyeja nuk lidhet me Hagën, ligjin, dënimet e dhëna atje apo presidentin, por me përpjekjen për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se synimi i subjekteve politike është që këtë herë ta mposhtin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
“Pra, që nga fillimi, ky duket të ketë qenë qëllimi. Nuk është as Haga, as ligji, as dënimet e shqiptuara atje, e aq më pak presidenti. Synimi është që vendi të dërgohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën se kësaj radhe do ta mundin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.”
Në përfundim, Dugolli është shprehur se këtë situatë tashmë po e kuptojnë edhe qytetarët.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe…
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përgëzuar Shqipërinë për mbylljen e një tjetër kapitulli në negociatat e…
Forca të shumta policie po shtohen në rrugën e Durrësit. Protesta gjatë ditës së sotme është shoqëruar me kaos e…
Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…
Kimberly Guilfoyle ka dhënë dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Greqi pas kërkesës nga Shtëpia e…