Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke thënë se angazhimi i kryeministrit Albin Kurti për ruajtjen e stabilitetit politik dhe institucional është përmbyllur me sukses.
None found
Siç përcjell “Bota sot”, Dugolli veçoi miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në detyrën e Presidentes së Kosovës. Sipas tij, të dyja këto procese përbëjnë hapa të rëndësishëm për funksionimin institucional të vendit.
Reagimi i plotë
Angazhimi i vazhdueshëm i Kryeministrit Kurti për sigurimin e stabilitetit politik dhe institucional u konkretizua me sukses në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
1. Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky votim tregoi se përkushtimi i Kryeministrit dhe i Vetëvendosjes ndaj kësaj çështjeje ka qenë i sinqertë dhe i qartë që në fillim.
Edhe pse qëndrimi ynë ndaj Gjykatës Speciale ka qenë i ditur, ne deklaruam se do ta përkrahnim këtë nismë. Disa zgjodhën të mos na besonin, sepse u përshtatej ta paraqisnin ndryshe situatën, pa u shqetësuar për pasojat.
Humbën ata që, në vend të qetësisë dhe maturisë për shtetin dhe për fatin e të dënuarve në Hagë, synonin tensione dhe destabilizim.
2. Në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës u zgjodh znj. Justina Shiroka-Pula.
Edhe në këtë rast pati përpjekje që pretendimi se Albin Kurti nuk e donte zgjedhjen e Presidentit dhe se po e shtynte vendin drejt zgjedhjeve të përdorej si alibi.
Megjithatë, zhvillimet treguan të kundërtën. Që nga fillimi, përfshirë edhe periudhën pas zgjedhjeve të kaluara, Kryeministri Kurti dhe Vetëvendosja, së bashku me partnerët, kanë synuar t’i garantojnë Kosovës stabilitet institucional, t’i shmangin qytetarët nga zgjedhje të përsëritura, të kushtueshme dhe të panevojshme, si dhe t’i sigurojnë vendit Presidentin.
Ky rezultat u arrit mbrëmë falë angazhimit dhe këmbënguljes së jashtëzakonshme të Kryeministrit Kurti.
E kuptoj se këto arritje mund të kenë zhgënjyer dikë. Por puna jonë nuk duhet të ndalet. Përpara kemi shumë detyra në shërbim të qytetarëve, interesave të tyre dhe shtetit.
Urime Kosovë!
Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula,…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së…
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas votimit për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Sadiku tha se…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Elbasan. Sipas Policisë, një sasi lënde plasëse…
Një punonjës policie është dhunuar mbrëmjen e së martës, 6 Tetor, për motive banale. Sipas raportimeve, ai ishte jashtë shërbimit…
Klubi nga Arabia Saudite, Al-Bukayriyah ka njoftuar zyrtarisht afrimin e trajnerit Thomas Brdaric, i cili së fundmi ishte trajner i…