Drenica ka arritur të shënojë fitore ndaj Malishevës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë të BKT Superligës së Kosovës.
Drenicasit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar seriozisht që në start.Por për të parë golin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 21-të e ndeshjes, kur harkimit të Genc Hamitit iu përgjigj bukur me kokë Harallamb Qaqit për 1-0.
Malisheva pasi pranoi gol tentoi të barazojë, ku Hyseni kishte rast të mirë, por pa sukses.
Në pjesën e dytë edhe pse të dy skuadrat provuan të shënojnë rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që Drenica të marr fitoren e radhës.
Me këtë fitore Drenica është lider në Superligë me 14 pikë, ndërsa Malisheva mbetet e katërta me 11 pikë.
Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…
Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…
Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…
Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…
Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…
Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…