Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas protestave të studentëve në Tiranë dhe përplasjeve me policinë, duke shprehur zemërim të thellë për dhunën ndaj protestuesve. Ai e cilësoi policinë shqiptare si thellësisht të politizuar dhe joprofesionale.
None found
Në një postim të ashpër në Facebook, Dosti u bëri thirrje prindërve, qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve që të bashkohen në mbështetje të protestuesve. Njëkohësisht ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës se e mban pushtetin me ndihmën e një bande kriminale, raporton “Bota sot”.
Publicisti nuk i kurseu as mediat, të cilat i quajti bashkëpërgjegjëse për gjendjen në Shqipëri, ndërsa kërkoi që protesta e studentëve të shndërrohet në një lëvizje të gjerë kombëtare.
Në reagimin e tij, Dosti shkroi: “Ndaluni, kriminelë…”. Ai theksoi se e ka thënë edhe më parë që Shqipëria ka policinë më kriminale në Evropë, sepse ajo është në shumicën e saj rurale, e keqpaguar, e keqtrajtuar, e keqpërdorur, thellësisht partiake dhe, mbi të gjitha, thellësisht joprofesionale e politike.
Ai tha se po e ndjek me vëmendje e shqetësim protestën studentore në Tiranë dhe nuk po u beson syve. “Kë po godet kështu, o polic i maskuar… o kriminel… o kafshë?! Kë ke gjakosur, kë ke gjymtuar e masakruar? A mos gjakun tënd?”, pyeti ai, duke shtuar se bëhet fjalë për fëmijën, vajzën a djalin, motrën a vëllanë, nipin a mbesën, fëmijën e xhaxhait, dajës, tezes a hallës, kushëririn, fqinjin dhe shqiptarin e vet.
Sipas Dosti, shqiptarët janë një popull i vogël dhe o bëhen krushq, o kushërinj, o fqinjë. Prandaj, kushdo që ruan pushtetin e ndyrë të Ramës dhe e mban në fuqi bandën e tij kriminale për një rrogë të qelbur dhe një vend pune, po i gjakos dhe masakron në mënyrë shtazarake studentët, që janë e nesërmja e Shqipërisë.
Ai u tha prindërve dhe të afërmve të atyre djemve e vajzave heroike, që nuk tremben të përleshen e të gjakosen me pushtetin gjakatar të Ramës, me ose pa uniformë, se është turp të rrinë në shtëpi apo në lokale dhe t’i shohin fëmijët nga televizori teksa dhunohen. Sipas tij, ata duhet të jenë të parët që qëndrojnë pranë dhe në mbështetje të tyre.
Qytetarët e Tiranës që i lënë vetëm studentët heronj u quajtën të turpshëm dhe u ftuan të bashkohen me ta, sepse ndryshe Rama nuk do të largohet vetëm me thirrjen “Rama ik!”. Dosti tha se nuk po flet për llojin më të neveritshëm në botë, patronazhistët, ata që i quajti vemje e qelbësira, të cilët për një vend pune dhe pak para do të vrisnin të parët nënën e babanë e tyre, dhe i mallkoi ata.
Ai u shpreh se nuk pajtohet me zonjat dhe zotërinjtë gazetarë që ankohen më shumë për dhunën e policisë sesa për studentët në vijën e parë, të cilët po gjakosen e masakrohen nga “policia e tyre”. Dosti shtoi se as policët serbë, grekë, maqedonas e malazezë nuk do të guxonin të silleshin aq barbarisht me ta. Sipas tij, pikërisht gazetarët — jo të gjithë, por shumica — janë bashkëfajtorë që gjendja në Shqipëri ka arritur në këtë shkallë. “Përse është ende Rama në pushtet?”, pyeti ai, duke theksuar se e thotë këtë hapur dhe publikisht.
Në fund, Dosti u bëri thirrje prindërve, qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, studentëve e pedagogëve nga i gjithë vendi, demokratëve dhe protestuesve që kanë mbi katër muaj që protestojnë, që të bashkohen me studentët dhe të mos i lënë vetëm. Ai argumentoi se bashkimi sjell fuqi dhe se protesta e tyre, edhe nëse bëhet e dhunshme përballë një policie kriminalo-politike që meriton të njëjtën përgjigje, duhet të jetë e fuqishme mbarëkombëtare në dobi të Shqipërisë e shqiptarëve.
Ai shtoi se ka ardhur koha dhe momenti i duhur për të ndarë shapin nga sheqeri, me thirrjet “o sot, o kurrë” dhe “o vdekje, o liri”. Sipas tij, shqiptarët janë vjedhur, shitur, tradhtuar dhe poshtëruar si asnjëherë më parë në historinë kombëtare, prandaj duhet zjarr kundër antishqiptarëve. Ai shkroi gjithashtu “Shqipëria e shqiptarëve – vdekje tradhtarëve!” dhe i ftoi qytetarët të bashkohen me studentët, sepse Rama, banda e tij kriminale në pushtet dhe policia e tij injoranto-politike i kanë orët e numëruara.
Mbetje eshtërore të një personi janë gjetur në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për personat…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” për ish-krerët e Ushtrisë…
LSDM sot ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoskin se po keqpërdor gjyqësorin për interesat e tij."Artan Grubi del nga arresti shtëpiak…
Kapiteni i Barcelonës, Raphinha, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve,…
Që në fillim, rasti i Iva Mihailovës ishte humanitar dhe nuk duhej të shndërrohej në politik, tha dje për mediat…
Hetimi do të tregojë se si u arratis Iva Mihajlova, thotë ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski, por, sipas tij, fakti…