Gjatë kontrollit të telefonit celular të sekuestruar të Fatmir Shehollit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka zbuluar një dokument të shënuar “Top sekret 2”, të cilin e cilëson si material me përmbajtje konfidenciale.
None found
Sipas aktakuzës, dokumenti u gjet gjatë ekzaminimit të një telefoni Apple iPhone, ku ndodheshin edhe mijëra fotografi dhe imazhe. Prokuroria e ka përfshirë atë në provat që lidhen me akuzën për spiunazh.
Përmbajtja e dokumentit, sipas interpretimit të paraqitur në aktakuzë, flet për një strategji që synonte zgjerimin e ndikimit të radikalizimit fetar në Kosovë dhe në rajon.
Në këtë kuadër, plani parashikonte angazhimin e individëve me ndikim në fusha të ndryshme, me qëllim krijimin e një imazhi negativ për Kosovën në raport me komunitetin ndërkombëtar.
Prokuroria pretendon se dokumenti përshkruan një plan veprimi që do të çonte në destabilizimin e Republikës së Kosovës dhe në paraqitjen e saj si shtet radikal dhe ekstremist.
Po sipas aktakuzës, në dokument përmendet përdorimi i rrjeteve të personave që vepronin në Kosovë dhe në rajon për financimin dhe përhapjen e aktiviteteve fetare, si dhe për ushtrimin e ndikimit mbi figura publike dhe prijës fetarë.
Synimi i këtij skenari, sipas Prokurorisë, ishte ndërtimi i një narrative negative për Kosovën, nxitja e migrimit dhe ndikimi në qëndrimet e shteteve perëndimore ndaj saj.
Dokumenti përshkruan gjithashtu një objektiv afatgjatë: krijimin e rrethanave që Kosova të shihej ndërkombëtarisht si një shoqëri e radikalizuar dhe e destabilizuar.
Sipas përmbajtjes së tij, një zhvillim i tillë do të shërbente për të krijuar kushtet e ndryshimit të qëndrimit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe rikthimit të saj nën juridiksionin e Serbisë.
Aktakuza thotë se Fatmir Sheholli ia ka dërguar këtë dokument personit Viktor Makedonija më 5 gusht 2025.
Prokuroria thekson se dokumenti, i gjetur në telefonin e Shehollit, është shqyrtuar së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të mbledhura gjatë hetimit.
Sipas pretendimit të Prokurorisë, pranimi dhe përcjellja e dokumentit, në lidhje me provat e tjera, mbështesin dyshimin se veprimet e Shehollit kanë shërbyer për transmetimin dhe zbatimin e objektivave të strukturave të shërbimit informativ serb, BIA.
Tërmet në Elbasan. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj pasditeje.…
VLEN e cilëson si një tjetër premtim të mbajtur procesin e rregullimit të statusit të punës për të punësuarit në…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, të cilin e ngarkon për dy vepra penale…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar ndryshimin e rregullave për importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili, në…
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme…
Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, thellimi i bashkëpunimit në rajon dhe reforma e Shërbimit të Jashtëm janë ndër drejtimet…