Categories: kosovë

Dosja 23” mund të kthehet në një hap të rëndësishëm kundër pandëshkueshmërisë

Arrestimet në kuadër të operacionit “Dosja 23” përbëjnë përparim në përpjekjet për të zbardhur krimet e luftës në Kosovë, sidomos në veriun e vendit, ku hetimet për shumë raste kanë qenë të pakta ose janë zhvilluar me vonesë. Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Hysen Gecaj.

Të lidhura

None found

Sipas Gecajt, suksesi i operacionit nuk duhet gjykuar thjesht nga numri i të arrestuarve. Më e rëndësishme është nëse hetimet do të sigurojnë prova të reja, do të zbulojnë zinxhirin e përgjegjësisë dhe do të ndihmojnë në sqarimin e fatit të civilëve viktima.

Ai nënvizon se ndjekja e krimeve të luftës mbetet përgjegjësi ligjore dhe morale, e cila nuk mund të lihet pas dore me kalimin e viteve.

“Nëse Prokuroria Speciale arrin të ndërtojë raste të bazuara në prova të forta dhe procedura të rregullta gjyqësore, ‘Dosja 23’ mund të shënojë një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shprehet ai.

Gecaj thotë se për viktimat dhe familjarët e tyre, zbulimi i së vërtetës dhe vendosja e drejtësisë janë thelbësore për pajtimin dhe për krijimin e një paqeje afatgjatë në Kosovë.

Në këtë kuadër, ai e sheh zbulimin e gjetjeve mortore të grupit të intelektualëve si një lehtësim të pjesshëm për dhimbjen e familjarëve e miqve të tyre, si dhe të popullit të Kosovës.

“Drejtësia, sado e vonuar, edhe pse e pakompensueshme për familjen dhe popullin e Kosovës, është e domosdoshme dhe e pashmangshme”, përfundon Gecaj.

të fundit

Ballistic examination sheds light on new details about the death of 36-year-old Albanian Gjovalin Lazri

Detaje të reja dalin në dritë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Baldissero d’Alba, në provincën…

2 hours ago

24-year-old suspected of links to ShinyHunters arrested in Amsterdam as group claims theft of data belonging to 38,000 FBI employees

Policia holandeze ka arrestuar një 24-vjeçar nga Amsterdami, i dyshuar për lidhje me grupin ndërkombëtar të krimit kibernetik ShinyHunters, i…

2 hours ago

Kosova synon reagimin ndaj Izraelit për të mbajtur gjallë objektivin

Kosova kërkon të këndellet dhe të vazhdojë drejt objektivit në Ligën e Kombeve, ndërsa sfida e radhës ndaj Izraelit në…

2 hours ago

Horoskopi 30 Shtator/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Mjedisi yjor do sjelle një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe do i shprehni…

2 hours ago

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi bëhen prindër për herë të dytë, çifti ka adoptuar një djalë

Familja e Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi është zgjeruar sërish. Pas ardhjes së një vajze në gusht 2025, çifti…

2 hours ago

Rey Manaj: Trajneri më kërkoi të luaja edhe 10 minuta, objektivi kryesor është Europiani

Rey ManajRey Manaj ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë me rezultatin 0-3 përballë San Marinos, ndeshje e vlefshme për raundin…

2 hours ago