Categories: kosovë

Dorëhiqet pas 5 vitesh drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK, ngre pretendime për mungesë bashkëpunimi dhe presione

Mimoza Berbatovci-Ukimeraj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, pas pesë vitesh në krye të kësaj klinike. Sipas saj, vendimi është marrë për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional dhe presioneve të vazhdueshme gjatë ushtrimit të funksionit.

Të lidhura

None found

Ajo ishte vendosur në këtë detyrë gjatë mandatit të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa largimi i saj po ndodh në mandatin e dytë, të cilin nuk do ta çojë deri në fund.

Përmes një postimi në Facebook, Berbatovci-Ukimeraj ka thënë se gjatë punës së saj është përballur me vështirësi në raport me strukturat drejtuese të SHSKUK-së dhe QKUK-së. Sipas saj, kjo situatë ka ndikuar që ajo të mos mund t’i kryejë normalisht përgjegjësitë profesionale.

“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë”, ka shkruar ajo, mes tjerash.

Në reagimin e saj publik, ajo ka theksuar se një funksion drejtues duhet të ushtrohet mbi bazën e ligjit, etikës profesionale, bashkëpunimit institucional dhe respektit të ndërsjellë. Sipas saj, në momentin kur këto parime mungojnë dhe krijohen pengesa për përmbushjen e përgjegjësive në interes të pacientëve, stafit dhe institucionit, dorëheqja përbën akt përgjegjësie dhe integriteti profesional e personal, e jo shmangie nga përgjegjësia.

Berbatovci-Ukimeraj ka renditur edhe disa nga projektet e realizuara gjatë drejtimit të saj në Klinikën e Nefrologjisë. Ajo ka përmendur funksionalizimin e Qendrës së Hemodializës në Rahovec, pas shumë vitesh përpjekjesh, si dhe fillimin e ofrimit të shërbimit të hemodializës në Poliklinikën e Podujevës, me qëllim lehtësimin e qasjes në trajtim për shumë pacientë.

Po ashtu, ajo ka veçuar nisjen e matjes së niveleve të barnave imunosupresive, një shërbim që, sipas saj, ka rëndësi të veçantë për pacientët e transplantuar.

Në postim, ajo ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prof. Shemsedin Sadikun kanë qenë iniciues të kërkesës për pajisjen me leje ndërtimore të objektit të ri të Klinikës së Nefrologjisë me Hemato-Onkologji, projekt që tashmë ndodhet në fazën përfundimtare.

Ajo ka përmendur edhe fillimin e shërbimit të plazmaferezës terapeutike, që sipas saj është arritur pas një pune dhe angazhimi shumëvjeçar. Megjithatë, ka sqaruar se ndonëse ky shërbim tashmë është funksional, ende nuk janë siguruar materiali shpenzues dhe trajnimet e nevojshme të stafit për modalitetet e tjera të trajtimit.

Sipas saj, pas kërkesave dhe angazhimit të vazhdueshëm për sigurimin e aparateve të reja të hemodializës, gjatë mandatit të saj është realizuar furnizimi me aparatura të reja, duke bërë që pacientët të marrin trajtim në pajisje moderne në përputhje me standardet bashkëkohore të nefrologjisë.

Ish-drejtoresha ka thënë se ndien obligim profesional dhe moral që të informojë opinionin publik edhe për projektet që ndodhen në fazën përfundimtare ose janë ende në pritje të realizimit.

Ajo ka bërë të ditur se procesi për fillimin e biopsisë renale është pothuajse i përfunduar, por realizimi i plotë i këtij shërbimi, sipas saj, vazhdon të varet nga sigurimi i materialit shpenzues në Institutin e Patologjisë, çështje që ka theksuar se nuk ka qenë në kompetencën e saj, por të institucioneve përgjegjëse.

Në të njëjtën kohë, ajo ka njoftuar se Klinika është pajisur edhe me mikroskopin për ekzaminimin e sedimentit urinar, por deri më sot nuk është siguruar laboranti i nevojshëm për përpunimin e mostrave, gjë që ka penguar funksionalizimin e këtij shërbimi.

Berbatovci-Ukimeraj ka shtuar se projekti për renovimin e Shërbimit të Hemodializës është gati për të nisur, por ka mbetur në pritje të vendimit për zhvendosjen e pacientëve gjatë periudhës së punimeve.

Ajo ka përmendur gjithashtu se Klinika pret pranimin e aparatit PrisMax Flex, donacion që është pranuar nga drejtoria, por që ende nuk është dorëzuar në Klinikën e Nefrologjisë.

Në fund, ajo ka theksuar se të gjitha këto zhvillime janë rezultat i punës së përbashkët të stafit të Klinikës së Nefrologjisë, të cilëve u ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për profesionalizmin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Berbatovci-Ukimeraj është shprehur krenare për atë që është arritur gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se beson që këto projekte do të vazhdojnë deri në funksionalizimin e tyre të plotë, në interes të pacientëve dhe të sistemit shëndetësor të Kosovës.

të fundit

Sergio Rico dhe familja e tij përballen me grabitës të armatosur në banesën pranë Sevillas

Portieri spanjoll, Sergio Rico, një ish-lojtar i Sevillas, Paris Saint-Germain dhe Fulham, dhe familja e tij ishin viktima të një…

8 minutes ago

Ergys Agasi kërkesë në GJKKO për kthimin e sendeve të sekuestruara

Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve…

17 minutes ago

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, i shpallur kampion Europe në 2012, paraqitet në ambientet e SPAK-ut

Erkand QerimajSportisti dhe peshëngritësi kampion i Shqipërisë, Erkand Qerimaj është paraqitur paraditen e kësaj të enjte në ambientet e Prokurorisë…

18 minutes ago

The prime minister mocked citizens and is now calling for dialogue / Protester mocks Rama’s warnings of punitive measures: “I’m worried I won’t have access to…

Këtë të enjte, në një prononcim për News24, një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama, i ka përqeshur qytetarët për…

21 minutes ago

SPAK seizes assets worth 77 million lek suspected of coming from drug trafficking

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…

21 minutes ago

Rama attacks protesting young people: An imaginary student revolution, a crowd of 1,500 people was turned into heroes, masks and black hoods at the forefront

Studentë dhe të rinj prej muajsh i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa ditët e fundit kërkesa e tyre është intesfikuar…

22 minutes ago