Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se më 15 shtator 2026 është shënuar fataliteti i parë i shkaktuar nga Virusi i Nilit Perëndimor në vend.
None found
Bëhet fjalë për pacientin me inicialet Rr. I., i datëlindjes 2 maj 1960, i cili ishte shtruar më 10 shtator në Klinikën Infektive në një gjendje tejet të rënduar, me diagnozën meningoencephalitis acuta.
Pesë ditët para shtrimit spitalor, pacienti kishte marrë trajtim ambulator, sipas të dhënave të QKUK-së.
Menjëherë pas hospitalizimit, ekipet mjekësore kryen të gjitha analizat e nevojshme diagnostike dhe nisën pa vonesë terapinë e duhur, duke u bazuar në tablonë e tij klinike. Po ashtu, u zhvilluan edhe konsultat e nevojshme.
Në mesin e ekzaminimeve laboratorike ishte përfshirë edhe testimi RT-PCR për Virusin e Nilit Perëndimor, përgjigjja e të cilit doli pozitive.
QKUK raportoi se shëndeti i të sëmurit mbeti jashtëzakonisht i brishtë dhe se ai pati nevojë për kujdes intensiv gjatë gjithë qëndrimit në spital.
“Të gjitha procedurat dhe masat e domosdoshme mjekësore janë marrë gjatë kësaj kohe, dhe trajtimi me medikamente është vijuar në përputhje me ecurinë klinike”, bëri të ditur institucioni.
Megjithëse stafi shëndetësor angazhoi të gjitha burimet dhe ofroi ndihmën e plotë mjekësore, pacienti ndërroi jetë në orën 08:40 të datës15 shtator 2026.
Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave…
Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të Diogo Dalotit nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit, në kuadër të…
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka publikuar një status me tone të forta ironike, përmes të cilit përshkruan zhvillimet në Asamblenë e…
BDI ka reaguar ndaj akuzave të partisë VLEN lidhur me shitjen e aksioneve shtetërore në “Banka Ekonomike” të Manastirit, duke…
Partia VLEN ka publikuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e ish-funksionarëve të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve…
Der Standard Liria e tubimit është kufizuar dhe janë vendosur gjoba të rënda. Kryeministri Edi Rama duket gjithnjë e më…