Një dokument i shpërndarë në rrjetet sociale paraqet kërkesën e “Albanian Highway Concession” (AHC), shoqërisë koncesionare të autostradës Milot–Morinë, për ta çuar pagesën e kalimit nga 5 në 8 euro. Ky ndryshim do të përfaqësonte një shtrenjtim prej 60 për qind, por ende nuk ka konfirmim zyrtar as për vërtetësinë e dokumentit dhe as për ndonjë miratim të mundshëm të kërkesës.
Për veturat, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, ATRAKO, ka të publikuar tarifën bazë prej 5 eurosh, me TVSH të përfshirë. Për mënyrën e llogaritjes së pagesave sipas kategorive të automjeteve, faqja zyrtare e kësaj agjencie citon klauzolat 11.4.3 dhe 11.4.4 të kontratës.
None found
Materiali që po qarkullon paraqitet si memo e hartuar nga Njësia e Zbatimit të Projektit “Milot–Morinë”, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, për ministrin Enea Karakaçi. Përmbajtja e tij përmbledh argumentet e koncesionarit për ndryshimin e tarifës, si dhe pasojat financiare për detyrimet që palët kanë ndaj njëra-tjetrës në bazë të kontratës.
Në fragmentin e fotografuar, AHC thotë se pagesa për përdorimin e autostradës nuk është ndryshuar që prej nisjes së operimit në vitin 2018. Sipas shoqërisë, ndërkohë kanë ndryshuar treguesit ekonomikë që duhen përfshirë në indeksimin e tarifës. Si mbështetje për kërkesën, ajo sjell klauzolën 11.4.4 të kontratës së koncesionit dhe formulën e indeksimit të përcaktuar në të. Llogaritjet e paraqitura për 1 shtator 2026 japin një indeks prej 1,597 dhe një tarifë të propozuar prej 8 eurosh, të barasvlershme me 740 lekë.
Shoqëria argumenton më tej se mungesa e indeksimit ka sjellë mospërputhje mes të ardhurave të arkëtuara dhe atyre të parashikuara, me pasoja për likuiditetin dhe ecurinë financiare të koncesionit. Në memo trajtohet edhe ndikimi i luhatjeve të kursit të këmbimit, të cilin kompania kërkon ta përfshijë në rakordimin financiar mes palëve.
Në rast se kërkesa për veturat miratohet dhe pagesa e re aplikohet në çdo kalim, kostoja e një udhëtimi vajtje-ardhje do të arrinte në 16 euro. Me tarifën bazë prej 5 eurosh, i njëjti udhëtim kushton 10 euro.
Megjithatë, pamjet e bëra publike përfshijnë vetëm fragmente të memos ku pasqyrohen pretendimet e kompanisë, jo një vendim që autorizon shtrenjtimin. Gjithashtu, në to nuk dallohen qartë data dhe numri i protokollit.
Pa një konfirmim zyrtar dhe pa u bërë i disponueshëm dokumentacioni i plotë, shuma prej 8 eurosh mbetet vetëm tarifa e kërkuar në materialin që po shpërndahet.
Kategoria e DytëPërmes njoftimit zyrtar, klubi i Butrintit të Sarandës ka ndarë masën e kërkuar të mirëkuptimit nga tifozët, pasi…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në akademinë ceremoniale me rastin e 23 tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, paralajmëroi se paqëndrueshmëria…
Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim bilateral me Komisioneren Evropiane për Zgjerim,…
Drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor. Samiti do të theksojë…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, iu drejtua konferencës ndërkombëtare “Roli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimit…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që…