Gjatë verifikimit të automjeteve që po hynin përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, doganierët veçuan për kontroll një veturë me targa të huaja, e cila drejtohej nga një shtetas i Republikës së Kosovës.
None found
Sipas njoftimit të lëshuar për media, udhëtari u intervistua dhe u pyet nëse transportonte mallra ose mjete që kërkonin deklarim, por ai nuk deklaroi asgjë.
Dyshimet e ngritura gjatë kontrollit i shtynë zyrtarët doganorë ta inspektonin automjetin në mënyrë të hollësishme. Brenda tij u zbulua një dylbi e paraparë për përdorim me pushkë snajper, pa dokumentet ose autorizimet përkatëse.
Dogana e ka ndaluar mallin, ndërsa ndaj personit janë zbatuar masat përkatëse. Gjithashtu, është hapur procedurë kundërvajtëse, së bashku me procedura të tjera administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kodi Nr. 08/L-247 Doganor dhe i Akcizave përcakton se mallrat që futen në territorin doganor të Republikës së Kosovës janë subjekt i mbikëqyrjes dhe kontrolleve nga Dogana. Kur parashihet, ndaj tyre zbatohen edhe ndalesa e kufizime që lidhen, ndër të tjera, me sigurinë publike.
Këtë të enjte, një plagosje me thikë ka ndodhur në Delvinë. Personi i plagosur e përket gjinisë femërore dhe është…
Përshkallëzimi i qëllimshëm i tensioneve me Turqinë nuk është thjesht një veprim i pamatur, është një budallallëk deklaroi ish-kryeministri i…
Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për sulmuesin Fisnik Asllani dhe po konsideron të dërgojë një ofertë huazimi drejt Hoffenheimit me…
Abuzimi dhe ngacmimi online ndaj grave në media në Kosovë vazhdon të jetë një shqetësim serioz, me 61 për qind…
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Ibish Çoçajt, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim,…
Zyrtarët doganorë, gjatë kontrolleve të automjeteve në hyrje në pikë kalimin kufitar Kullë, kanë ndaluar për kontroll një automjet me…