Categories: kosovë

Dogana e Kosovës kërkon paraqitjen e menjëhershme të mallrave pas mbërritjes

Operatorët ekonomikë dhe personat përgjegjës për transportin duhet të sigurohen që mallrat e sjella në territorin doganor të Republikës së Kosovës t’i paraqiten Doganës menjëherë pas arritjes.

Të lidhura

None found

Procedura mund të kryhet në zyrën doganore të përcaktuar, në një hapësirë tjetër të caktuar ose të miratuar nga Dogana, si dhe në zonë të lirë.

Për paraqitjen e mallrave përgjegjës mund të jetë personi që i ka sjellë ato në territorin doganor të Republikës së Kosovës, personi në emër dhe për llogari të të cilit vepron sjellësi i mallrave, ose personi që merr përsipër transportimin e tyre pasi mallrat të kenë hyrë në këtë territor.

Dogana e Kosovës nënvizon se respektimi i afatit dhe kryerja e rregullt e kësaj procedure përbëjnë detyrim doganor, ndërsa ndihmojnë në garantimin e një zhdoganimi të sigurt dhe transparent.

të fundit

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike shqetësojnë Europën: si ndryshohet temperatura nga distanca dhe çfarë masash duhen marrë

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

4 minutes ago

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet amerikane, Musk bën shaka për «lazerët hapësinorë

Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…

5 minutes ago

Fishekzjarrët mbi De Kuip ndërpresin përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…

5 minutes ago

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

10 minutes ago

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

11 minutes ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

14 minutes ago