Seanca konstituive e Kuvendit, e planifikuar për 6 gusht, ka shtuar pritjet për një marrëveshje mes partive politike për krijimin e institucioneve të reja. Përpjekjet për sigurimin e shumicës parlamentare pritet të vazhdojnë deri në ditët e fundit para mbajtjes së seancës.
None found
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë kësaj jave mund të ketë hapa konkretë në dialogun me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, partitë duhet të jenë të gatshme për nisjen e procedurave të konstituimit të legjislaturës së 11-të.
“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, ka deklaruar ditë më parë Kurti.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkohë ka vendosur t’i japë fund pezullimit të bisedimeve dhe është shprehur i gatshëm që negociatat të vijojnë. Synimi i tyre është formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të qershorit.
Qëndrimet e tyre për krijimin e institucioneve i kanë bërë publike edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, duke konfirmuar pozicionet e shprehura prej tyre pas zgjedhjeve.
Gjatë seancës së 6 gushtit, deputetët do të betohen fillimisht. Më pas, Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e tij dhe pesë nënkryetarët.
Procedurat kushtetuese për caktimin e mandatarit dhe krijimin e Qeverisë së re mund të nisin vetëm pasi Kuvendi të jetë konstituuar.
Për këtë arsye, periudha deri në mbajtjen e seancës shihet si vendimtare për negociatat e partive, të cilat synojnë të sigurojnë votat e nevojshme parlamentare dhe të parandalojnë zgjatjen e bllokadës institucionale.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen sot në orën…
Sot është dita e 66-të e protestës qytetare, e cila vijon prej më shumë se dy muajsh me pjesëmarrjen e…
Interi ka vendosur kontakte të reja të drejtpërdrejta me Liverpoolin në përpjekje për ta transferuar Curtis Jones në ‘San Siro’,…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar të hënën ftesa për takim tri subjekteve politike, tri ditë para seancës…
Organizata e shpallur terroriste “Severna Brigada” dyshohet se ka publikuar sërish kërcënime me jetë ndaj zyrtarëve institucionalë në Kosovë, ndërsa…
Ferran Torres ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth së ardhmes së tij, pasi nuk e përjashtoi mundësinë e një…