Categories: kosovë

Dibrani: Partneriteti me Këshillin e Evropës po modernizon sistemin korrektues

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, të kryesuar nga shefja e saj, Mary Ann Hennessey.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtua bashkëpunimi i përbashkët dhe përparimi i sistemit korrektues në Kosovë.

Dibrani deklaroi se ky bashkëpunim, i zhvilluar ndër vite, ka ndihmuar në rritjen e aftësive profesionale, në proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit, si dhe në përmirësimin e zbatimit të të drejtave të njeriut.

“Takime të tilla janë të rëndësishme për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm drejt standardeve më të larta evropiane”, u shpreh ai.

Kreu i Shërbimit Korrektues falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen dhe ekspertizën e ofruar në mënyrë të vazhdueshme.

“Vazhdojmë me përkushtim drejt një sistemi korrektues modern, profesional dhe të bazuar në dinjitetin njerëzor”, deklaroi Dibrani.

të fundit

Gjykata Themelore në Pejë sqaron vendimin për urdhrin mbrojtës ndaj Arlinda Zekajt

Aktvendimi për urdhrin mbrojtës për Arlinda Zekajn, në të cilin shkruante edhe për ndarjen e shtëpisë me Jeton Sylajn, pavarësisht…

4 minutes ago

Ahmataj pas barazimit me Laçin: Dalja e Bismarkut pati ndikim, duhej të tregoheshim më të kujdesshëm

Juljan AhmatajParashikohej që Skënderbeu të bënte “detyrën” në shtëpi përballë Laçit, rivalit të drejtpërdrejtë për mbijetesën, por ndeshja përfundoi vetëm…

4 minutes ago

Tërmeti i vitit 2021 tregon se kanioni më i madh i Sistemit Diellor mund të jetë ende aktiv

Valles Marineris, kanioni gjigant në ekuatorin e Marsit, rezulton të jetë ende tektonikisht aktiv. [...]Read More...

4 minutes ago

Protestë sërish të enjten: kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër (e enjte) në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”…

15 minutes ago

Qatip Osmani analizon barazimin e Laçit dhe pranon problemet me disiplinën taktike në transfertë

Qatip OsmaniNë javën e 9-të të Superiores, Laçi u ndal në barazimin 1-1 përballë Skënderbeut [...]Read More...

15 minutes ago

Interi mposht Venezian 2-0, vendasit shënojnë dy herë në portën e tyre

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Venezias, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A, në një…

16 minutes ago