Një takim i zhvilluar javën e shkuar mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vënë sërish në qendër të diskutimeve potencialin për një bashkërendim politik midis këtyre dy forcave kryesore në parlament.
None found
Megjithëse nuk u arrit ndonjë marrëveshje e mirëfilltë, vullneti i shfaqur për të vazhduar bisedimet u lexua si një tregues se dyert për krijimin e institucioneve të reja janë ende të hapura.
Për rëndësinë e kësaj pritjeje dhe mesazhin që dha, në një intervistë për “Bota sot” foli analisti Agim Vuniqi.
Sipas tij, megjithëse takimi nuk solli një përfundim konkret, ai riktheu një element thelbësor që kishte munguar në skenën politike të Kosovës – komunikimin ndërmjet palëve.
Vuniqi theksoi domosdoshmërinë që subjektet politike t’i qasen me ndershmëri rezultatit të zgjedhjeve, pasi pikërisht ai përbën bazën e çdo procesi negociues.
“Në politikë ka raste kur rëndësia qëndron jo te fryti i takimit, por te fakti i thjeshtë se ai ndodh. Takimi mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut është një rast i tillë. Ai nuk solli një marrëveshje, por riktheu një gjë që i mungonte politikës kosovare: dialogun mes dy forcave më të mëdha shqiptare në një moment ngërçi institucional.
Në demokracitë parlamentare, zgjedhjet nuk shënojnë përfundimin e procesit politik; ato janë pikënisja e tij. Qytetarët caktojnë radhën e forcave politike, kurse detyra e partive është ta kthejnë atë rezultat në institucione që funksionojnë. Këtu fillon përgjegjësia shtetërore.
Prandaj, rezultati zgjedhor nuk duhet të jetë as shkas për kundërshtime, as mjet për imponim. Ai është pikënisja e çdo negociate politike. Partia që triumfon në zgjedhje fiton të drejtën për të drejtuar procesin e formimit të institucioneve, por jo të drejtën për të qeverisur pa dialog kur nuk ka shumicën parlamentare. Po ashtu, partitë që nuk renditen të parat nuk mund ta shpërfillin legjitimitetin që buron nga vullneti i votuesve. Ky është ekuilibri ku funksionojnë demokracitë parlamentare”, deklaroi ai.
Në këtë kontekst, Vuniqi e sheh afrimin mes LVV-së dhe LDK-së si një rrugëdalje për tejkalimin e krizës dhe sigurimin e funksionalitetit afatgjatë të shtetit.
Ai u bëri thirrje partive për angazhim dhe për një marrëveshje të qëndrueshme të bazuar në parime të përbashkëta.
“Për këtë arsye, afrimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet parë si një mundësi për ta rikthyer politikën në misionin e saj kryesor: ndërtimin e institucioneve. Ai nuk duhet kuptuar si fitore e një pale apo humbje e tjetrës, por si një përpjekje për të vendosur interesin e Republikës mbi atë partiak.
Një marrëveshje e qëndrueshme nuk mund të ngrihet mbi idenë që njëra palë imponon kushtet dhe tjetra thjesht i pranon. Po aq e brishtë do të ishte edhe një qasje që e relativizon rezultatin zgjedhor. Stabiliteti lind vetëm kur të dyja palët pranojnë një parim të përbashkët: legjitimiteti buron nga vota e qytetarëve, ndërsa stabiliteti nga përgjegjësia e ndarë për ta bërë shtetin funksional”.
Më tej, publicisti vuri në dukje se Kosova prej kohësh po ballafaqohet me kriza institucionale që po e dëmtojnë shtetin dhe po e gërryejnë besimin e qytetarëve, ndaj u kërkoi partive maturi dhe aftësi për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën.
“Historia politike e Kosovës ka treguar se krizat institucionale nuk i kanë dëmtuar vetëm partitë; ato kanë dëmtuar besimin e qytetarëve te shteti, kanë vonuar reformat, kanë penguar investimet dhe kanë dobësuar pozitën ndërkombëtare të vendit. Për këtë arsye, çdo ditë pa institucione funksionale ka një kosto që e paguan shoqëria, jo vetëm klasa politike.
Sot sfida nuk është se cila parti do të fitojë më shumë në tryezën e negociatave. S
Mbi 70 pacientë janë paraqitur në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës që nga e premtja e…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi se vendi i tij do të ndërmarrë një kundërpërgjigje shumë herë më të ashpër…
Përfundoi tatimi vjetor i qytetarëve për vitin 2025, janë paraqitur mbi 612 miliardë denarë, ndërsa totali i llogaritur i tatimit…
Edhe pse Kupa e Botës 2026 ende nuk ka përfunduar, gjashtë kombëtare tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në edicionin e…
Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për…
Capital T ka ndarë me ndjekësit një kolazh fotografish nga përditshmëria e tij, ku mes pamjeve të ndryshme shfaqen edhe…