Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë informacionet e para për rastin e rëndë të ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua ka vdekur pas plagëve të shkaktuara me armë zjarri. Për rastin dyshohet bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
None found
Sipas njoftimit të Prokurorisë, gruaja, bashkëshortja e të dyshuarit, ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në Kërvasar, në Komunën e Malishevës, përcjell “Bota sot”.
Edhe i dyshuari, person i gjinisë mashkullore, ka marrë plagë të rënda nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas njoftimit të QKUK-së, gjendja e tij është e rëndë dhe kritike për jetën.
Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.
Rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë bëri të ditur më 24 gusht 2026 se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave relevante.
Nga BDI thonë se kanë kaluar pothuajse katër muaj që kur ngritën publikisht alarmin për rastin në MEPSO dhe kërkuan…
Sindikata e Re e KEK-ut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në…
Asisti i Stavroi PiloNjë tjetër javë pozitive për legjionarët kuqezi në kampionatet ndërkombëtare, me gola dhe asiste [...]Read More...
Rasti "Talir 2" po numëron ditët deri në skadimin e afatit të parashkrimit. Gjykata e Apelit në Shkup duhet të…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar ndalimin për lëshimin e vizave të emigrantëve për qytetarët e 75…
Një autobus turistik austriak që transportonte nxënës të shkollës së mesme nga Gjermania u përplas me një furgon shpërndarjeje në…