Categories: maqedoni

BDI kërkon përgjigje pas katër muajsh për humbjen 19,3 milionë euro në MEPSO dhe hetimet e institucioneve

BDI deklaron se kanë kaluar gati katër muaj prej kur e denoncuan publikisht rastin e MEPSO-s dhe kërkuan llogari nga drejtori Burim Latifi.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, MEPSO ka humbur në procedurën paraarbitrale pranë DAB-it një shumë prej rreth 19,3 milionë eurosh, me vendim në favor të kompanisë së mëparshme “Energoinvest”. Rasti tashmë pritet të kalojë në arbitrazh, ku ndërmarrja shtetërore do të duhet t’i mbrojë qëndrimet dhe kërkesat e saj, pas epilogut negativ në fazën paraprake.

Në të njëjtën periudhë, sipas BDI-së, MEPSO ka nënshkruar një kontratë të re në vlerë milionëshe me konsorciumin e drejtuar nga “Dalekovod”, ku përfshihen edhe “Kodar Energomontaža” nga Beogradi dhe “Elnos BL” nga Banja Luka. Për këtë të fundit, thonë nga BDI, në opinion janë paraqitur pretendime për lidhje të afërta me qarqe të ndërlidhura me Milorad Dodikun.

“Për këtë arsye shtrojmë publikisht pyetjen: përse VLEN-i po lejon që një tjetër pjesë strategjike e sektorit të energjisë të lidhet me kompani nga Serbia dhe Republika Serpska, në kohën kur qytetarët po bartin pasojat financiare të vendimeve të drejtuesve të tyre? Kush vendosi të ndërpritet kontrata e mëparshme, kush e analizoi rrezikun financiar dhe juridik dhe kush do të përgjigjet nëse shteti pëson dëme shtesë në arbitrazh?”, deklarojnë nga BDI.

Partia opozitare kërkon gjithashtu përgjigje nga Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas tyre, kërkesa për hetimin e rastit është bërë publikisht katër muaj më parë, ndërsa opinioni duhet të informohet nëse është formuar lëndë, çfarë hapash janë ndërmarrë dhe nëse po hetohen kontratat, vendimet dhe përgjegjësia e mundshme për dëmin financiar.

“Burim Latifi mund të zgjedhë të heshtë, por kundërkërkesat prej 19,3 milionë eurosh të rrëzuara në procedurën paraarbitrale, si edhe kontrata e re milionëshe me një konsorcium ku janë kompani nga Beogradi dhe Banja Luka, nuk mund të kalojnë në heshtje”, thonë nga BDI.

Tags: BDIMEPSO

të fundit

Gent Gjini kallëzon penalisht Ivica Daçiqin dhe kërkon ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë

Avokati nga Prizreni, Gent Gjini, dorëzoi kallëzim penal ndaj zëvendëskryeminstrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiq,…

25 seconds ago

Nga Cërriku në skenat ndërkombëtare: Armando Sadiku përshkoi Evropën, Amerikën e Jugut dhe Azinë, por kulmin e arriti me Shqipërinë

Armando Sadiku i ka dhënë fund karrierës si futbollist, duke mbyllur një rrugëtim të veçantë, që e çoi nga Cërriku…

5 minutes ago

Shtesat për fëmijë në shtator përfituan 374,652 persona

Skema e shtesave për fëmijë kishte 374,652 përfitues në shtator, me pagesa prej mbi 13.5 milionë eurosh. Ndërkaq, për pensionet…

10 minutes ago

Jashari dhe gjenerali Lampe diskutojnë thellimin e partneritetit mes FSK-së dhe Gardës së Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësadjutantin e përgjithshëm të Gardës…

10 minutes ago

Suedia merr në ekstradim nga Kosova një person të kërkuar ndërkombëtarisht

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë…

11 minutes ago

Pse truri ynë dallon fytyra në priza, pllaka dhe njolla muri?

A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, dy sy në pllakat e banjës apo një…

16 minutes ago