Time Kadrijaj, deputetja e sapozgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur bindjen se në skenën politike të vendit ka individë që përdorin lëndë narkotike.
None found
Ajo iu referua propozimit të partisë së saj që kërkon që të gjithë ligjvënësit t’i nënshtrohen një kontrolli për drogën.
Vetë Kadrijaj tregoi se e ka kryer tashmë testimin dhe se përgjigjja ka rezultuar negative.
“Nuk mendoj se është dinjitoze për dikë që mban poste të larta vendimmarrëse të jetë konsumues droge. I sfidoj t’i bëjnë testet, siç bëra unë. Statistikat na tregojnë se ky fenomen në Kosovë po shtohet, veçanërisht te të rinjtë”, u shpreh ajo.
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse beson se ka politikanë që marrin substanca të ndaluara, deputetja e sapozgjedhur e AAK-së dha një përgjigje pohuese.
“Jam e mendimit se po, ka persona që i përdorin ato. Kjo vërehet nga mënyra se si sillen, nga gjestet e tyre”, pohoi Kadrijaj.
Pa përmendur asnjë emër konkret, deklaratat e saj u bënë në një moment kur nisma për testin e detyrueshëm të deputetëve ka ndezur diskutime të gjera në politikën kosovare.
Flamurtari - LaçiLaçi ka fituar përballë Flamurtarit, në ndeshjen e luajtur në kuadër të një miqësoreje [...]Read More...
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka theksuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, me të…
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, ku…
Është konstatuar nivel i rritur i arsenit në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Vallandovës, njoftoi Ndërmarrja Publike…
Një i moshuar deklaroi se ai ka dalë në protestë pasi pensioni që ai merr është vetëm 10 mijë lekë…