Categories: kosovë

Bajrami paralajmëron se po rrezikohet jeta, i kërkon Kurtit reagim urgjent për zjarrin në deponinë e Sferkës

Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të ndërhyjë pa vonesë për gjendjen e shkaktuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës. Ajo ka paralajmëruar se situata mund të sjellë pasoja të rënda për mjedisin dhe shëndetin.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi publik, Bajrami bëri të ditur se, bazuar në informacionet e fundit, disa nga protestuesit dhe punëtorët e angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve janë helmuar.

Ajo kritikoi mënyrën se si institucionet përgjegjëse e kanë trajtuar rastin, duke deklaruar se nuk është shënuar reagim nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas Bajramit, Kurti duhet të sigurojë menjëherë bashkërendim të plotë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, brigadave të zjarrfikësve dhe Komunës së Pejës. Qëllimi, siç theksoi ajo, është vënia në dispozicion e të gjitha kapaciteteve shtetërore për shuarjen e zjarrit dhe përballimin e kësaj emergjence.

Bajrami vlerësoi se ndërhyrjet e deritanishme nga Komuna e Pejës dhe ndërmarrja “Ambienti” nuk kanë qenë të mjaftueshme, ndërsa zjarri po vazhdon prej gjashtë ditësh.

Një kërkesë tjetër ajo ia drejtoi kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nga i cili kërkoi aktivizimin e të gjithë mekanizmave në nivel komunal për t’i dhënë fund asaj që e cilësoi si “katastrofë ekologjike”.

Deputetja e zgjedhur njoftoi gjithashtu se më herët kishte paraqitur kallëzim penal te Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, me kërkesën që të hetohet neglizhenca institucionale në lidhje me këtë rast.

Ajo theksoi se, nëse në vend ka mbetur qoftë edhe një prokuror që zbaton ligjin, atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale për këtë katastrofë.

Raportohet se disa punëtorë janë helmuar gjatë angazhimit në deponinë e Sferkës së Pejës dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve, helmimi lidhet me djegien e mbeturinave që po ndodh prej një kohe në këtë deponi. Situata ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërsa gjendja në Sferkë të Pejës ka nxitur edhe reagime të shumta në vend.

të fundit

Paga milionëshe për punonjësit që munguan nga puna, kërkohet hetim për ish-anëtarët e “Mbrojtjes Civile”

Që nga viti 2016, kanë marrë paga pa qenë të pranishëm në vendin e punës. Së fundmi është marrë vendimi…

2 minutes ago

Kapela e Ferran Torres me sloganin e përshtatur nga Trumpi ndez debat në rrjet

Festa e ekipit kombëtar spanjoll në Sheshin Cibeles pas fitimit të Kupës së Botës ka prodhuar disa imazhe historike, por…

4 minutes ago

IDF eliminon drejtuesin e lartë të Hamasit që dyshohet se ruante pengje izraelite në Gaza: “Një tjetër copë mbeturine u dërgua në ferr”

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe agjencia e sigurisë Shin Bet njoftuan se kanë vrarë një komandant të lartë…

4 minutes ago

Kultivonte bimë narkotike në vazo mes kanioneve të Progonatit, arrestohet 57-vjeçari në Tepelenë

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Tepelenës, ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 57-vjeçari, i cili…

7 minutes ago

Messi ende pa vendim për tërheqjen, vijimësia te Argjentina në pikëpyetje

E ardhmja e Lionel Messit me Kombëtaren e Argjentinës vazhdon të jetë e paqartë pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, pas…

10 minutes ago

LSDM: Opinioni u mbajt pesë ditë në errësirë për helmimin e qytetarëve në Gostivar

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja tani e di se çfarë do të thotë hetimi dhe konfidencialiteti i informacionit. Sipas LSDM-së,…

20 minutes ago