Me 13 vjet heqje lirie u dënua i pandehuri D.B., pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, e shpalli fajtor për veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.
None found
Vendimi u bë publik më 23 korrik 2026 nga gjyqtari kryesues i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë e kishte akuzuar D.B. se kishte ndërmarrë një përpjekje për të eliminuar të birin, në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë.
Të dhënat e Policisë tregojnë se ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2025. I dyshuari qëndroi i pakapshëm për disa muaj, derisa u arrestua më 14 nëntor të po atij viti, pas një operacioni të shërbimeve ligjzbatuese.
Përmes një komunikate për publikun, Prokuroria kishte bërë të ditur se “pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.
Pas zyrtarizimit të transferimit të Kang-in Lee, Atlético Madridi ka hyrë në fazën e dytë të afatit kalimtar veror, ku…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani,…
Policia në Kunanovë ka arrestuar katër persona pasi gjatë një bastisjeje policia gjeti drogë dhe sende të tjera që lidhen…
Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është…
Pas një fundjave me temperatura më të ulëta, vala e të nxehtit pritet të rikthehet në Spanjë dhe Francë, duke…
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha më 26 korrik se është bërë “përparim” në diskutimet mes Iranit…