Categories: kosovë

Dëmtohet Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi është dëmtuar Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Të lidhura

None found

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se, pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar dëmtime në objektin përcjellës të kompleksit.

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në objektin përcjellës – në kullë – kanë vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i cili e ka dënuar ashpër dëmtimin e memorialit dhe e ka cilësuar atë si goditje ndaj historisë dhe kujtesës kolektive të Kosovës.

“Sot u njoftuam për dëmtimin e Kompleksit Memorial ‘Zahir Pajaziti’. Dëmtimi i komplekseve memoriale të dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës nuk është vetëm vandalizëm, por sulm ndaj kujtesës kolektive, ndaj historisë sonë dhe vetë themeleve mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se këto memoriale përfaqësojnë sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit dhe se çdo sulm ndaj tyre mbetet i papranueshëm.

“Këto memoriale nuk janë gurë e beton, por dëshmi e sakrificës së atyre që dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë. Kush ngre dorë mbi to, le ta dijë që po ngre dorë mbi dinjitetin e shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

Hoti ka shprehur po ashtu shqetësim për rritjen e rasteve të ngjashme, duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i trajtojnë ato me seriozitetin më të madh.

“Raste të tilla të shpeshtuara së fundmi, si rasti i sotëm i Kompleksit Memorial ‘Zahir Pajaziti’, janë të papranueshme dhe duhet të trajtohen me seriozitetin më të madh nga institucionet e drejtësisë”, ka theksuar ministri në detyrë.

Në përfundim, ai ka bërë thirrje që autorët të identifikohen dhe të marrin dënimin e paraparë me ligj, duke nënvizuar se për akte të tilla nuk duhet të ketë as tolerim dhe as heshtje.

“Autorët duhet të identifikohen dhe të përballen me pasojat më të rënda që parasheh legjislacioni në fuqi. Nuk mund të ketë as tolerancë e as heshtje për akte të tilla. Respekti për dëshmorët dhe heronjtë nuk është çështje bindjeje politike. Është detyrim qytetar, moral dhe shtetëror. Kosova nuk do të lejojë që historia e saj të përdhoset”, ka përfunduar Hoti.

të fundit

Meloni: Italia do t’i përmbushë detyrimet ndaj NATO-s, fondet për mbrojtjen duhet të qëndrojnë në vend dhe për Trump nuk kam pendesa

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka konfirmuar edhe një herë se Italia do të respektojë angazhimet e saj ndaj NATO-s, duke…

57 seconds ago

Andonovski firmos memorandum bashkëpunimi për Qendrën e Inovacionit Digjital në Maqedoni

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit me Emirates Investment Group, me qëllim krijimin e një…

59 seconds ago

Kurti në 20-vjetorin e KOSTT-it: Një nga historitë e suksesit të institucioneve shtetërore

“Themelimi i KOSTT-it në vitin 2006 ishte një moment vendimtar në reformimin dhe modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë”, tha…

8 minutes ago

Kelmendi pas certifikimit të zgjedhjeve: Shteti dëmtohet nga zvarritja e krizës politike

  KQZ ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke përmbyllur procesin zgjedhor dhe duke hapur zyrtarisht rrugën…

9 minutes ago

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO rikonfirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështetjen për Ukrainën

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive…

14 minutes ago

Dimal Basha vendos kufizime të përkohshme për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë në ditët me vapë të lartë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të…

20 minutes ago