Në Buenos Aires të Argjentinës, nga 18 deri më 20 gusht 2026, një delegacion i Kosovës mori pjesë në Konferencën e 40-të Ndërkombëtare të DEA-s për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, IDEC XL.
None found
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pjesëmarrja u realizua me mbështetjen dhe koordinimin e Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnim në Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së (DOJ-ICITAP), Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), si edhe Zyrës së Administratës për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (DEA) në Sofje.
Policinë e Kosovës në këtë konferencë e përfaqësuan Reshat Murseli, drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), dhe z. Naim Raci, shef i Sektorit Qendror në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve.
Me moton “Drejtësi përmes Forcës dhe Unitetit”, drejtuesit e DEA-s nënvizuan domosdoshmërinë e bashkimit të aleancave në luftën kundër organizatave të huaja terroriste. Ata vlerësuan gjithashtu bashkëpunimin në përballjen me rrjetet e trafikimit të drogës, korrupsionin, kimikatet pararendëse, drogat e reja sintetike, pastrimin e parave dhe dhunën në nivel global. Sipas Policisë, bashkëpunimi sjell forcë, ndërsa uniteti mundëson zbatimin e drejtësisë.
Takimi në Argjentinë bëri bashkë zyrtarë të lartë nga rreth 110 vende të botës. Në fokus të diskutimeve ishin kërcënimet e reja globale të ndërlidhura me drogat sintetike, rrugët detare të krimit, qarkullimin e paligjshëm financiar, zhvillimet teknologjike dhe sfidat e gjera të krimit të organizuar transnacional.
Në kuadër të konferencës, delegacioni kosovar zhvilloi takim me agjenten speciale në detyrë për Evropën, znj. Marissa Lee. Palët biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm, profesionalizmin dhe ndikimin e këtij bashkëpunimi në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin ndërajonal e ndërkombëtar në fushën e sigurisë. Të dyja palët ritheksuan nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit kundër narkotikëve dhe rrjeteve të krimit të organizuar transnacional.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës zhvilluan po ashtu diskutime me homologë të agjencive të ndryshme ndërkombëtare për zbatimin e ligjit. Bisedimet trajtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e informatave, ndarjen e praktikave më të mira të bashkëpunimit dhe veprime të përbashkëta operative në luftën kundër trafikimit global të drogës.
Policia e Kosovës deklaroi se mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar në zbatimin e ligjit dhe shprehu mirënjohje të thellë për DOJ-ICITAP, INL-në dhe Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, për mbështetjen e tyre të palëkundur në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe të qëndrueshme.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ku…
Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në qytetin e La Rochelle në Francë, do të vijojë të qëndrojë…
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në News24, ka komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës,…
"Pas 19 vitesh dhe më shumë se 20 ndryshimeve në ligjin ekzistues, po përgatitet një Ligj i ri për Barnat,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas…