Datat 10, 11 dhe 14 shtator 2026 janë përcaktuar për paraqitjen e deklaratave përmbyllëse në rastin për administrimin e drejtësisë ku të akuzuar janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
None found
Aktakuza pretendon se, në periudhën nga 2 korriku 2023 deri më 2 nëntor 2023, Hashim Thaçi ka shpërndarë informacione konfidenciale mbi dëshmitarët e Prokurorisë te Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu. Sipas saj, kjo ka ndodhur gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit.
Po sipas akuzës, Thaçi, së bashku me Smakajn, Kilajn, Fazliun dhe persona të tjerë për të cilët nuk është ngritur aktakuzë, dyshohet se ka tentuar të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve.
Në aktakuzë thuhet gjithashtu se “z. Thaçi bëri marrëveshje me z. Kuçi që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara. Z. Kuçi pretendohet gjithashtu se kontaktoi edhe një tjetër dëshmitar të Prokurorisë me nismën e vet”.
Për Hashim Thaçin janë ngritur tri pika akuze për vepra penale kundër rendit publik, përkatësisht tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Ai përballet gjithashtu me tetë akuza për vepra kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, që lidhen me shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës.
Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu akuzohen secili për një vepër penale kundër rendit publik, për tentim të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si edhe për nga një vepër kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, për mosbindje ndaj gjykatës.
Ndërkaq, Hajredin Kuçi përballet me dy akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, të cilat kanë të bëjnë me mosbindje ndaj gjykatës.
Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes…
Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…
Rasti i Arlinda Zekajt solli sot tri zhvillime të reja. Në qendër të tyre mbetet pyetja e përgjegjësisë politike. Kuvendi…