Categories: kosovë

Dehari kërkon marrëveshje politike: Vetëm konstituimi i Kuvendit nuk e zgjidh krizën

Avni Dehari, kryesues i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, u ka kërkuar partive politike të dialogojnë dhe të arrijnë një marrëveshje, pasi, sipas tij, vazhdimi i seancës pa dakordim paraprak do ta përshkallëzonte edhe më shumë tensionin institucional.

Dehari deklaroi se ngjarjet e para tri ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës konfirmuan paralajmërimet e tij të mëhershme. Ai vlerësoi se përpjekjet për ta vijuar seancën pa një marrëveshje politike shtojnë mundësinë e përplasjeve, përfshirë edhe rrezikun e një konflikti fizik brenda sallës së Kuvendit.

Të lidhura

None found

Pas qëndrimit të ri të LDK-së, ai përshëndeti ftesat e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, si dhe ato të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që partitë politike të marrin pjesë në një takim konsultativ.

Sipas tij, tejkalimi i bllokadës institucionale kërkon përgjegjësi politike, bisedime dhe një marrëveshje që siguron funksionim të qëndrueshëm të institucioneve të Kosovës.

Në reagimin e plotë drejtuar qytetarëve, Dehari u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të ulen në një tryezë të përbashkët, të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje politike. Një dakordim i tillë, sipas tij, duhet t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit, krijimit të Qeverisë dhe marrëveshjes për një President konsensual.

Ai paralajmëroi se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, në mungesë të një marrëveshjeje paraprake për Presidentin, do të çonte në zgjedhje të parakohshme, skenar që, sipas tij, duhet shmangur.

Dehari rikujtoi se qytetarët e Kosovës janë ftuar tri herë gjatë dy vjetëve të fundit për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës. Ai theksoi se populli tashmë ka folur dhe se tani u takon përfaqësuesve politikë të arrijnë marrëveshjen e nevojshme, në mënyrë që vendi të ketë institucione funksionale dhe të qëndrueshme.

të fundit

Spanja goditet nga tërmeti, evakuohen turistët nëpër hotele! Shemben ndërtesa dhe dëmtohen makina

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka tronditur Spanjën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe panik mes banorëve dhe turistëve. Në…

3 minutes ago

Ismaili: PDK-ja do të jetë në Kuvend, jo në takimin e thirrur

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, bënë të ditur se Grupi Parlamentar i kësaj partie i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit…

6 minutes ago

Kasami mbikëqyr punimet në aksin Tetovë–Prizren: Investim strategjik që forcon lidhjen me Kosovën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren,…

8 minutes ago

Manchester United vë në shënjestër mbrojtësin e Bayern Munichut

Klubi anglez, Manchester United e ka vendosur Kim Min-jaen në listën e lojtarëve që po monitoron për përforcimin e mbrojtjes.Sipas…

15 minutes ago

Besmir Semanaj: Edhe të majtët janë në protesta kundër Ramës, ndërkombëtarët po rishikojnë qëndrimin

Besmir Semanaj, ekspert IT, i ardhur nga Diaspora në protestën e Tiranës u shpreh në programin e drekës, në News24,…

29 minutes ago

Thaçi Denies Existence of Plan to Partition Macedonia and Threatens to Sue Ali Ahmeti on Arbën Xhaferi’s Behalf

Kreu i Partisë Demokratike për Integrim, Menduh Thaçi, e ka përgenjështruar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Thaçi tha se nuk…

32 minutes ago