Categories: kosovë

Dehari paralajmëron zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje për institucionet

Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, u ka bërë apel partive politike që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për formimin e institucioneve. Sipas tij, dështimi për të arritur një marrëveshje do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Të lidhura

None found

Dehari ka shprehur kritika ndaj disa deputetëve të opozitës, të cilët, siç pretendon ai, nuk po tregojnë vullnet për një ujdi politike dhe synojnë përshkallëzimin e situatës në seancën konstituive.

“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive”, ka deklaruar Dehari.

Ai i ka cilësuar zgjedhjet e reja si të panevojshme dhe të dëmshme, duke kërkuar nga subjektet politike një marrëveshje që do të mundësonte zhbllokimin e procesit institucional.

“Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë”, ka thënë Dehari.

Apeli i tij vjen ndërsa konstituimi i Kuvendit vijon të mbetet i bllokuar dhe partitë politike nuk kanë gjetur ende një marrëveshje për kapërcimin e ngërçit institucional.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7.

të fundit

Harry Kane rrëmben për herë të dytë Këpucën e Artë të Evropës

Harry Kane është shpallur fitues i Këpucës së Artë të Evropës për sezonin 2025/26, pasi ishte golashënuesi më i mirë…

1 second ago

Shtip, sekuestrohen marihuanë dhe kokainë, tre persona përfundojnë në ndalim

MPB Maqedoni njofton se pas konstatimeve të mëparshme dhe masave të ndërmarra, më 08.08.2026 rreth orës 22:00, në rr. „Shtipski…

4 minutes ago

Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës/ Berisha: Deklarata e Zelenskyt bie ndesh me vendimet e NATO-s, Shqipëria të ruajë qëndrimin ndaj agresionit rus

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sot deklaratën e bërë nga presidenti Zelensky, se Ukraina nuk e njihte pavarësinë…

5 minutes ago

Kodi i ri Rrugor/ Nga heqja përfundimtare e patentës për alkoolin te gjobat deri në 60 mijë lekë, ja rregullat që kanë ndryshuar për qarkullimin

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka prezantuar ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat kanë hyrë në fuqi…

16 minutes ago

Video/Merab Dvalishvili grapples with Mark Zuckerberg on a boat and throws him into Lake Tahoe

Mark Zuckerberg zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të vijuar stërvitjen e tij në artet marciale, duke u përballur me…

17 minutes ago

Haxhiu condemns Vučić’s idea of diverting the Ibër River as chauvinist and destabilizing

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si “absurde”, “kërcënuese” dhe qasje “shoviniste” idenë e…

18 minutes ago