Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, vlerësoi ish-ministrin e Bujqësisë dhe kryetarin aktual të Mitrovicës, Faton Pecin. Ajo deklaroi se Peci do të kujtohet për ndryshimet e thella në sektorin e bujqësisë dhe për qëndrimin e guximshëm si pjesë e Qeverisë Kurti 2.
Gërvalla tha se Peci do të mbahet mend gjithashtu për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke shtuar se deklaratat e bëra në Kuvend duhet të përputhen me atë që qytetarët dëgjojnë nga familjarët dhe fqinjët e tyre.
None found
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, reagoi ndaj këtyre vlerësimeve, duke pretenduar se, sipas saj, i gjithë vendi është në dijeni për skandalet që lidhen me Pecin. Ajo përmendi edhe akuzën se gjatë kohës së tij ishte sjellë mish i skaduar, me të cilin ishte ushqyer populli.
Në përgjigjen e saj, Gërvalla i cilësoi deklaratat e Haxhiut si supozime dhe fajësime të pavërteta. Sipas ministres, bëhet fjalë për përpjekje për të hedhur baltë mbi persona të tjerë vetëm mbi bazën e fjalëve dhe pretendimeve të pabazuara.
Gërvalla shtoi se Haxhiu nuk do të mund të ishte në vendin e saj, pasi, sipas saj, në një rast të tillë nuk do të ishte ulur aty ku ndodhet dhe nuk do të rrethohej nga njerëzit me të cilët bashkëpunon aktualisht.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…
Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë,…
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se është vendosur kontroll 100 për qind për çdo dërgesë të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në…
Legjenda e Real Madridit, Guti, parashikon një betejë të ashpër midis Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal për Topin e Artë…