Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.
None found
De Wever theksoi se gjatë viteve të fundit janë intensifikuar kontaktet politike mes dy qeverive. Ai përmendi takimin me Kurtin në New York në shtatorin e vitit të kaluar, si dhe pritjen në Prishtinë, në prill të këtij viti, të ministrit të tij të Punëve të Jashtme, z. Prévot. Sipas tij, këto kontakte dëshmojnë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës.
Kryeministri belg vlerësoi bashkëpunimin ekzistues dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar atë në sektorë të tjerë. Në këtë kuadër, ai veçoi bashkëpunimin në fushën e policisë dhe gjyqësisë, si dhe përpjekjet e përbashkëta kundër krimit të organizuar, që e cilësoi si shqetësim të madh për të dyja vendet.
De Wever deklaroi gjithashtu se synon thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe burgje, si dhe forcimin e lidhjeve ekonomike. Ai nënvizoi se këto marrëdhënie mund të ndërtohen mbi lidhjet e fuqishme njerëzore të krijuara nga diaspora.
Hansi Flick ka miratuar interesimin e Barcelonës për qendërmbrojtësin gjerman Finn Jeltsch, i cili po spikat te Stuttgart dhe ka…
Sot, një përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, i cili vepron si i Ngarkuar me Punë në mungesë të…
Kodi Penal do të jetë gati dhe do të dorëzohet për mendim deri në fund të muajit, tha ministri i…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim përfaqësues nga delegacioni i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara…
Shefi i EULEX-it, Antero Lopes ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Roberto Vergori. Sipas…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De…