Categories: kosovë

Daut Haradinaj poston fotografi nga sheshi: Ose feston dënimin si Serbia, ose e kundërshton si shqiptar

Pas vendimeve dënuese të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së, Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar publikisht.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, të shoqëruar me fotografi nga sheshi, Haradinaj ka kundërshtuar atë që e përshkruan si propagandë për demoralizimin e qytetarëve që shfaqin revoltë ndaj vendimeve të Hagës.

Ai ka akuzuar për hipokrizi disa persona që më herët kanë marrë pjesë në protesta për çështje të ndryshme në Shqipëri, por që sot, sipas tij, shprehin kënaqësi për mbajtjen e Çlirimtarëve në kafaz në Hagë.

Sipas Haradinajt, përmes një qëndrimi të tillë synohet të relativizohet lufta e UÇK-së dhe të ndërtohet një narrativë që e ka dëmtuar Kosovën ndër vite.

“Sot nuk ka rrugë të mesme: ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

Në përmbyllje të reagimit, ai ka nënvizuar rëndësinë e lirisë së shprehjes, ndërsa u është drejtuar personave që, sipas tij, i shërbejnë kësaj agjende dashakeqe.

“Po lirisë së shprehjes, por JO e madhe për ju që jeni në shërbim të kësaj agjende dashakeqe. Marre për ju!”, ka përfunduar Haradinaj.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

2 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

2 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

2 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

2 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

2 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

2 hours ago