Categories: kosovë

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën do të nisë pas përmbushjes së kushteve, përfshirë zotimet ndaj serbëve

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se presin krijimin e rrethanave të nevojshme për fillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën. Sipas Uashingtonit, mes këtyre kushteve hyn edhe përmbushja e angazhimeve të Prishtinës ndaj komunitetit serb.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja vazhdon të jetë e angazhuar për avancimin e interesave të përbashkëta me popullin e Kosovës.

“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim me padurim të zhvillojmë një Dialog Strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Departamenti i Shtetit nuk ka përcaktuar një datë të mundshme për nisjen e këtij procesi dhe as nuk ka dhënë hollësi të tjera për masat që pret të ndërmarrin institucionet e Kosovës.

Dialogu Strategjik me Kosovën është pezulluar në shtator të vitit 2025 “për një periudhë të pacaktuar”, si pasojë e shqetësimeve të SHBA-së për veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, rikujtoi zëdhënësi amerikan.

Kjo përgjigje është dhënë në të njëjtën ditë kur Uashingtoni hap rundin e parë të Dialogut Strategjik me Serbinë. Ky mekanizëm synon forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në siguri, ekonomi dhe politikë të jashtme.

“Nëpërmjet këtij dialogu, SHBA-ja dhe Serbia do të punojnë për arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve në fushën e biznesit dhe arsimit, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Kur dhe pse u pezullua Dialogu Strategjik me Kosovën?

Më 12 shtator 2025, Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin vendosur ta ndalonin Dialogun Strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar.

Ambasada bëri të ditur atëherë se ky vendim lidhej me “shqetësimet lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë”, të cilat, sipas saj, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”. Këto zhvillime, sipas ambasadës, kufizuan mundësinë e SHBA-së për të bashkëpunuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta.

Vendimi u mor pas hapave të autoriteteve të Kosovës kundër institucioneve serbe që vepronin në territorin e Kosovës.

Autoritetet gjithashtu kishin kritikuar publikisht Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për një vendim që kishte të bënte me mandatin e deputetëve.

Për Uashingtonin, këto çështje ndikuan në rritjen e tensioneve politike dhe në vështirësimin e bashkëpunimit. Qeveria në detyrë, ndërkaq, i mbrojti veprimet e saj duke i cilësuar “të ligjshme dhe kushtetuese”.

Çfarë pritet nga Kosova në raport me serbët?

Prej vitesh, Kosova është thirrur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.

Kërkesat kryesore përfshijnë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si edhe garantimin e një shkalle vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në pajtim me Marrëveshjen Bazë të vitit 2023 dhe Aneksin e Ohrit.

Perëndimi kërkon gjithashtu zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kishën Ortodokse Serbe, mbrojtjen e lirive fetare dhe shmangien e hapave të njëanshëm në veriun e Kosovës. Sipas Uashingtonit, veprime të tilla kanë shtuar tensionet me komunitetin serb.

Prishtina mban qëndrimin se obligimet që dalin nga dialogu duhet të zbatohen në mënyrë të ndërsjellë. Kosova thotë se masat e saj në veri, nga largimi i dinarit serb nga përdorimi deri te mbyllja e shumicës së institucioneve paralele serbe, janë ndërmarrë për të shtrirë sundimin e ligjit. / REL

të fundit

LSDM akuzon Siljanovska-Davkovën për heshtje ndaj Gruevskit dhe Llatasit dhe mbështetje të politikave të OBRM-PDUKM-së

“Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova është rikthyer në debatin mbi Kodin Zgjedhor, duke pretenduar se modeli aktual diskriminon diasporën. Megjithatë, deklaratat e…

8 minutes ago

Protesta mbërrin në ditën e 48-të, qytetarët rikthehen në shesh: Pa bisedime, Rama të dorëhiqet

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn sot në ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët…

19 minutes ago

Me shumicë 2/3, Magyar riformaton Kushtetutën e Hungarisë dhe nis shpërbërjen e sistemit të Orbanit

Qeveria e Peter Magyarit po ecën me shpejtësi drejt ndryshimeve të thella në Kushtetutën e Hungarisë, falë shumicës prej dy…

22 minutes ago

Postimi i vitit 2021 rikthehet në vëmendje: Parashikoi finalen e Kupës së Botës dhe rezultatin e saj

Në prag të finales së madhe të Kupës së Botës 2026, një postim pesëvjeçar është bërë viral në mediat sociale,…

23 minutes ago

EMRI/ Dhunohet oficeri i policisë në Sarandë, u përlesh me një grup personash teksa udhëtonte me motor

Një oficer policie ëdhtë dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandëd. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të…

31 minutes ago

Maliqi kundër Nait Hasanit: Pse të digjet Kosova për Specialen?

Deklarata e ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, se “ka me u kallë Kosova” në rast të dënimit të ish-krerëve të…

32 minutes ago