Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit. Ky i fundit u qëllua sot për vdekje nga policia serbe në afërsi të Lloznicës, pasi e akuzojnë se ka vrarë një efektiv serb.
Ministri serb e dha këtë deklaratë për televizionin publik të Serbisë, duke shtuar se nuk i beson historisë me vjedhje të dokumenteve të vëllait në Gjermani. Ai pretendon se gjithçka ishte e menduar dhe se Artani ia ka dërguar dokumentet vëllait të tij Fatonit.
“Nuk është fundi, ne kemi arrestuar tashmë të gjithë personat që kanë lidhje me këtë ngjarje. Ai kishte marrëveshje nga Presheva për ta transferuar në Lloznicë, e më pas në BeH”, ka thënë Daçiç.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…
LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…
Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur…
Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e…
Shtetet e Bashkuara u kanë thënë disa vendeve arabe të Gjirit të jenë të përgatitura për një sulm të rëndë…