Categories: kosovë

Çitaku u kërkon shqiptarëve të Luginës të votojnë masivisht për më shumë përfaqësim dhe mbrojtje

Vlora Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së, u ka bërë apel shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet e nesërme të votojnë për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17.

Në një shkrim, ajo rikujtoi se Koalicioni Shqiptar kandidon më 25 tetor për përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë. Çitaku u bëri thirrje veçanërisht banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ta mbështesin atë masivisht dhe me vendosmëri. Sipas saj, prania e më shumë deputetëve shqiptarë në Parlament nënkupton më shumë përfaqësim, mbrojtje, të drejta dhe fuqi, si dhe mundësi më të mëdha për t’iu kundërvënë politikave diskriminuese dhe përndjekëse ndaj shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Çitaku tha se secili shqiptar duhet jo vetëm të votojë, por edhe të angazhohet për të nxitur çdo votues shqiptar të marrë pjesë në zgjedhje. Ajo e cilësoi këtë një moment përcaktues për shqiptarët e Luginës dhe u uroi suksese.

të fundit

Partizani zyrtarizon mbrojtësin boshnjak pak para përballjes me Skënderbeun

Aleksandar Jovicic Aleksandar Jovicic është zyrtarisht lojtari i ri i Partizanit [...]Read More...

4 minutes ago

Ministri Ervin Demo: Ne identifikojmë edhe me maska, po përpunojmë qindra orë filmime nga protestat, do t’i çojmë para drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, gjatë komunikimit me kryeministrin Edi Rama nga Kryeministria, deklaroi se policia po përdor teknologjinë për…

4 minutes ago

Lushaku-Sadriu kritikon PDK-në: Kthimi i ligjit në Kuvend tregon papjekuri politike

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar veprim të dobët dhe papjekuri politike…

5 minutes ago

Sulmi në kishën e Karakut la shtatë të vdekur e 34 të plagosur: dëshmitarët rrëfejnë skenat e tmerrit

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 34 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të armatosur ndaj një kishe…

10 minutes ago

Alonso: Chelsea nuk pret triumf të menjëhershëm në Ligën e Kampionëve apo Premier League

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka folur për ambiciet e klubit dhe nëse është i shqetësuar për shkarkimin e tij.Katër…

16 minutes ago

Gjini: Kosova në krizë energjetike, importi arriti rreth 27 milionë euro vetëm në shtator

Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po përballet me krizë të rëndë energjetike, duke pretenduar se…

17 minutes ago