Pas takimit të partive parlamentare me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.
None found
Sipas Çitakut, PDK-ja synon që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt, në mënyrë që kërkesat e qytetarëve të mund të trajtohen në Kuvend.
“Qëndrimi politik i PDK-së është i qartë: ne do të jemi në opozitë. Megjithatë, duam që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më parë, në mënyrë që kërkesat e qytetarëve të Kosovës të adresohen”, u shpreh ajo.
Çitaku tha gjithashtu se mes PDK-së dhe LVV-së ekzistojnë dallime të mëdha, çka e kufizon mundësinë për bashkëpunim. Megjithatë, ajo theksoi se partia e saj do të japë kontribut nga opozita në procesin e konstituimit të institucioneve.
“Jemi vite larg me LVV-në dhe shohim pak hapësirë për bashkëpunim. Kjo nuk nënkupton se nuk mund të bashkëpunojmë për konstituimin e institucioneve dhe për interesat e qytetarëve të Kosovës, por jo për qeverisje. Ende nuk e dimë saktësisht kush do të jetë në opozitë dhe kush në pushtet, por PDK-ja do të jetë në opozitë”, shtoi ajo.
Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk…
Redjan Z. është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri pranë Parlamentit Europian në Bruksel, më 12 tetor. Sipas…
Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se nga e…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e seancës së sotme për shkak të mungesës së deputetëve…
"Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën, pa të nuk mund të ketë arkitekturë të re sigurie", u…