Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku në fokus ishin zhvillimet e fundit politike në vend.
Gjatë bisedës, Çitaku e cilësoi si zhvillim pozitiv përfundimin e procesit të formimit të institucioneve. Sipas saj, vëmendja duhet të përqendrohet tashmë te zgjidhja e problemeve me të cilat përballen qytetarët dhe te çuarja përpara e prioriteteve shtetërore.
None found
“Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, deklaroi Çitaku.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte procesi gjyqësor që po zhvillohet pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Çitaku theksoi se është thelbësore të respektohen standardet më të larta të drejtësisë, e drejta për një proces të drejtë dhe një vendimmarrje e bazuar në fakte e prova, pa ndërhyrje apo ndikim politik.
Palët ritheksuan gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me aleatët e saj dhe të angazhimit për perspektivën euroatlantike të vendit, përfshirë synimin për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, gjatë vizitës në Paris, ku po…
Një garë zgjedhore me një rezultat të pazakontë është regjistruar në Peru, ku zgjedhja e kryebashkiakut është vendosur me hedhjen…
Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Komisionit Evropian për mendim Projektligjin Penal dhe Projektligjin e Procedurës Penale, duke vazhduar kështu…
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në takimin e punës të organizuar në kuadër të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.…
Formacioni FIFPRO XI i vitit 2026 ka shkaktuar disa polemika për shkak të disa mungesave të dukshme nga skuadra që…