Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
None found
Ajo ka hedhur poshtë vlerësimin se dënimet lidhen me “krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme”, duke argumentuar se rasti, sipas saj, përfshin një çështje shumë më të gjerë.
Çitaku ka vënë në dukje se gjatë proceseve gjyqësore në Hagë është shqyrtuar edhe pretendimi për ekzistencën e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Sipas saj, pikërisht ky element përbën thelbin dhe rëndësinë e vendimit.
“Qartazi, Ambasadori i nderuar as nuk e ka lexuar aktakuzën, as nuk e ka përcjellë procesin, e as nuk e ka dëgjuar aktvendimin e Gjykatës”, ka shkruar Çitaku.
“Sepse këtu nuk bëhet fjalë për dënime për vepra individuale. UÇK është cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike”, ka vijuar ajo.
Më tej, Çitaku ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si vendimi mund të paraqitet dhe të interpretohet në debatin politik.
“Mos na qitni hi syve. Ju mundeni me e pranu këtë vendim. Mundeni me e relativizu. Mundeni me e reduktu në katër emra dhe me vazhdu tutje, sikur asgjë nuk ka ndodhur”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka theksuar se nuk pranon që lufta e UÇK-së të përkufizohet përmes një gjuhe që, sipas saj, e vendos atë në të njëjtin plan me kriminalitetin.
“Po ne jo. Ne nuk kemi me heshtë derisa lufta jonë për liri të përshkruhet me gjuhën e kriminalitetit. Nuk kemi me e pranu që historia jonë të rishkruhet për komoditetin politik të askujt. Jo. Jo në emrin tim”, ka thënë Çitaku.
Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim për mosraportimin e vazhdueshëm të Autoritetit të Konkurrencës para Komisionit parlamentar për Ekonomi,…
Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër. Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në…
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, ka kërkuar nga organet e Prokurorisë që të hetojnë pretendimet për parregullsi dhe…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas ndryshimeve të vërejtura në hapësirën e Presidencës, ku…
Një garë zgjedhore me një rezultat të pazakontë është regjistruar në Peru, ku zgjedhja e kryebashkiakut është vendosur me hedhjen…