Ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën, Christopher Hill, ka komentuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur habi dhe zhgënjim për dënimet e dhëna.
None found
Gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Hill ka folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e shkallës së parë, si dhe për dëshminë që kishte dhënë në Hagë në mbështetje të Hashim Thaçit.
Ai ka treguar se nuk e kishte të lehtë të parashikonte përfundimin e procesit, ndërsa dënimi prej 25 vitesh burgim e kishte befasuar dhe zhgënjyer thellë.
Hill ka rikujtuar se në Tribunalin e Hagës kishte dëshmuar në mbrojtje të Thaçit. Sipas tij, gjatë periudhës së luftës, ish-presidenti i Kosovës ishte përpjekur të gjente një zgjidhje paqësore për situatën.
Megjithëse e ka cilësuar aktgjykimin si zhgënjyes, diplomati amerikan ka theksuar se bëhet fjalë për një vendim të gjykatës. Ai ka thënë se tani duhet të priten veprimet e mëtejshme të ekipeve të mbrojtjes.
Hill është shprehur edhe për strukturën e UÇK-së gjatë luftës, duke vlerësuar se organizimi i saj nuk ishte aq i centralizuar dhe i integruar sa pretendohej.
Sipas tij, UÇK-ja ishte shumë më pak e organizuar nga sa paraqitej nga vetë anëtarët e saj, ndërsa ideja se ajo funksiononte në mënyrë të integruar nga nivelet më të ulëta deri te ato më të larta nuk e kishte bindur asnjëherë.
Ai ka sqaruar se, në atë periudhë, detyra e tij si diplomat amerikan ishte të gjente një rrugë drejt paqes, të garantonte të drejtat e njerëzve dhe të mundësonte përparimin.
Christopher Hill ishte një prej dëshmitarëve të mbrojtjes në procesin gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Më 16 shtator 2026, Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.
Harry Kane është gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me Bayern Munich, por ende mbetet për t’u përcaktuar kohëzgjatja…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë të Himarës, ku një 32-vjeçare e lindur…
Gerti CarcaniGazetari sportiv, Gert Çarçani ka dhënë opinionin e tij për gjendje te Vllaznia e Shkodrës dhe gjithçka po ndodh…
Banorët e Divjakës kanë vijuar pa u ndalur aksionin e tyre qytetar, duke shënuar këtë të hënë protestën e 53-të…
Mickoski: Maqedonia tani mbron interesat shtetërore me dinjitet dhe argumenteKryeministri Hristijan Mickoski, i cili këto ditë ndodhet në New York…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me…